KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EULEX me donacion në nënstacionin policor në Suhodoll, qasje për komunitete
Siguri

EULEX me donacion në nënstacionin policor në Suhodoll, qasje për komunitete

Kosova News
Kosova News 11:51 -04/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Emily Rakhorst, i dorëzoi dy kontejnerë Koloneles së Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci, të cilët do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit policor në Suhodoll.

“Duke bërë të mundur riaktivizimin e nënstacionit, EULEX-i mbështetë Policinë e Kosovës në angazhimet e saj me shërbime policore të orientuara drejt komunitetit, me qëllim të adresimit të nevojave lokale dhe parandalimit të krimit, dhe në bazë të parimeve të ndërtimit të besimit, llogaridhënies, informimit dhe komunikimit”, thuhet në komunikatën e EULEX.

Sipas komunikatës, ky donacion do të mundësoj që banorët të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore, të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave.

“Tutje, prania e vazhdueshme e Policisë së Kosovës në nënstacionin policor në Suhodoll pritet të përmirësojë gjendjen e sigurisë përmes avancimit të kapacitetit të policisë për promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë së të gjithë atyre që jetojnë në atë zonë, në një mënyrë të orientuar drejt komunitetit”, njofton EULEX.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 04/04/2024 04/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?