KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë
Siguri

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 19:56 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë, pasi u sulmua Policia e Kosovës.

“EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”, thanë për REL-in nga ky mision i bllokut evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, kanë thënë se Kosova nuk e lejoi EULEX-in që të marrë pjesë në operacionin policor, pasi një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiq gjatë një takimi me përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian më 26 shtator, tha se i ka pyetur ata pse “EULEX-i është refuzuar” që të marrë pjesë në operacionin në veri.

“Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës dhe më pas intervenimit të Policisë, patrullat mobile të njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të EULEX-it kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, thanë nga EULEX-i.

Nga ky mision shtuan se kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Grupi i maskuar dhe i armatosur – që sipas autoriteteve në Kosovë përbëhej prej rreth 30 personash – fillimisht sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, teksa autoritetet e rendit nisën një aksion për heqjen e një barrikade në rrugë.

Më pas, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty u përleshën gjatë gjithë ditës me zyrtarët policorë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, tre sulmues të dyshuar janë vrarë.

Si Vuçiq, ashtu edhe Petkoviq, kanë pretenduar se dy serbë janë vrarë pasi janë dorëzuar dhe kanë kërkuar që EULEX-i të përfshihet në hetime dhe që ky mision të ndërmjetësojë lejimin e hetuesve serbë të kryejnë autopsinë e sulmuesve të vrarë.

Ky mision i BE-së nuk tregoi nëse ka pranuar një kërkesë të tillë nga Serbia, por tha se nuk ka “mandat ekzekutiv për të kryer hetime”.

“Misioni ka monitoruar dhe do të vazhdojë të monitorojë aktivitetet e kryera nga autoritetet në Kosovë që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. Në përputhje me mandatin që kanë dhe me legjislacionin e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it ishin të pranishëm gjatë kryerjes së autopsisë, në cilësinë e monitoruesve”, u tha në përgjigjen e EULEX-it.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilën e cilëson si sulm terrorist dhe ka kërkuar të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Sulmi është dënuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?