KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ETEA: Kopjimi në provimin e maturës shtetërore krijon besim të rremë mbi dijen e nxënësve
Arsim

ETEA: Kopjimi në provimin e maturës shtetërore krijon besim të rremë mbi dijen e nxënësve

Kosova News
Kosova News 12:00 -05/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata ETEA ka publikuar “Raportin analitik mbi provimin e maturës shtetërore”. Ky raport sipas tyre synon të ofrojë një vlerësim kritik dhe gjithëpërfshirës të procesit të provimit të maturës shtetërore, duke analizuar efektivitetin, integritetin akademik, dhe sfidat kryesore që ndërlidhen me të gjatë viteve të fundit dhe me fokus në vitin 2024.

Sipas tyre, rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim të rremë mbi dijen dhe aftësitë e nxënësve, ndërsa edhe këtë vit kopjimi dhe manipulimi në provimin e maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratoreve dhe mbikëqyrësve.

Autori i këtij raporti, Agon Ahmeti ka thënë se ky raport analitik ka qenë e nevojshme për shkak që shqetësimit mbi validitetin e pyetjeve të provimit dhe kopjimi masiv i nxënësve.

“Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë paraqet një hap vendimtar për nxënësit e shkollave të mesme të larta, duke shërbyer si kriter kyç për vijim të studimeve në institucionet e Arsimit të Larte (IAL). Në Kosovë, Provimi i Maturës Shtetërore filloi të mbahet për herë të parë në vitin shkollor 2005/2006. Sipas Ligjit Nr. 05/L -018 provimi i maturës është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive te nxënësve. Organizata ETEA gjatë 5 viteve të fundit ka observuar organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit te Maturës Shtetërore duke vënë theksin tek integriteti dhe besueshmëria e rezultateve”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka theksuar se qëllimi i kësaj analize është të identifikojë lëshimet dhe sfidat ekzistuese në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, të ofrojë rekomandime për përmirësimin e këtij procesi dhe të nxisë politika arsimore të bazuara në të dhëna për të zhvilluar cilësinë e arsimit në Kosovë.

“Nota mesatare e nxënësve barazohet në përqindje me rezultatet e provimit. Kjo minimizon rëndësinë e vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme të bëra nga mësimdhënësit gjatë tri viteve. Provimi i Maturës, i cili zgjat 2 ore e 30 minuta, nuk mund të kap plotësisht thellësinë dhe gjerësinë e aftësive, njohurive te nxënësve. Rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim të rrem mbi dijet dhe aftësitë e nxënësve. Kopjimi dhe manipulimi në provimin e maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratoreve dhe mbikëqyrësve”, shtoi ai.

Koordinatorja e projekteve në këtë organizatë, Bleona Kurreshi ka dhënë disa rekomandime për të përmirësuar pyetjet e maturës.

“Po flas për disa rekomandimet siç janë Fuqizimi i rolit të administratorëve dhe mbikëqyrësve përmes trajnimeve intensive, duke u fokusuar në ndershmërinë dhe integritetin akademik. Integrimi i teknologjisë se avancuar për mbikëqyrjen e provimit, duke përfshirë përdorimin e kamerave dhe detektorëve të pajisjeve elektronike, për të zvogëluar mundësinë e kopjimit. Përmirësimi i transparencës dhe publikimi i rregullt i raporteve mbi ndëshkimet për shkeljet e rregullave të provimit. Ligji për Provimin e Maturës duhet të rishikohet për të ashpërsuar masat ndëshkimore ndaj administratoreve dhe personave përgjegjës që përfshihen në praktika të kopjimit”, ka thënë Kurteshi.

Ky raport synon të ofrojë një vlerësim kritik dhe gjithëpërfshirës të procesit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke analizuar efektivitetin, integritetin akademik, dhe sfidat kryesore që ndërlidhen me të gjatë viteve të fundit dhe me fokus në vitin 2024.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 05/07/2024 05/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?