I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, ka nisur takimet me liderët opozitarë në Kosovë.
Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani.


