KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari amerikan Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë
Politikë

Emisari amerikan Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë

Kosova News
Kosova News 08:47 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd.

Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet t zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

- Reklamë -

Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak kanë vizituar këtë javë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të shmangies së tensioneve mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq janë takuar më 18 gusht në Bruksel, por takimi nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

Takimet e tyre janë mbajtur pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës më 31 korrik, meqë serbët lokalë kanë vënë barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj hapit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar nga fillimi, Kosova jo.

Si pasojë e tensioneve, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator.

Kurti i prerë: Me mua kryeministër, Kosova nuk kthehet prapa, s’ka më targa KS të UNMIK-ut, por vetëm RKS

Escobar ka thënë se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet.

“Agjenda e dialogut është krijuar nga përfaqësuesi i BE-së. Çështja më e rëndësishme është zotimi i liderëve dhe këtë e kemi marrë nga ata, roli ynë është që ata të zbatojnë këto zotime në mënyrë që të arrihet marrëveshja”.

Përgjatë konferencës, Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe.

“Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”.

Sa u përket bisedimeve, ai ka thënë se ato kanë qenë të vështira, mirëpo ka parë “gatishmëri për të gjetur zgjidhje, gatishmëri për të ndërtuar besim përgjatë procesit”.

“Mund t’i them publikut në Serbi që kemi dëgjuar shqetësimet e tyre, në disa raste ka shqetësime serioze për serbët në Kosovë, ka probleme serioz në besim (mes dy palëve”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 17 gusht se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?