Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për politikë të jashtme të Francës, Gjermanisë e Italisë, ka nisur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd.
Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka mirëpritur diplomatët evropiano-amerikan në presidencën e Serbisë, pak pas orës 14:00.
Para takimit, në një prononcim për media, Vuçiç ka thënë se sot e pret një ditë të vështirë atë dhe Serbinë, meqë e di se çfarë do të sjellin Pesëshja e madhe.
“Nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja, por do të kemi sukses që Serbinë të mos ia bëjmë dhuratë askujt, por ta bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka thënë se do të luftojë me të gjitha forcat e tij “sado të fortë të jenë” diplomatët perëndimor duke premtuar se do ta mbrojë Kosovën dhe popullin serb në Kosovë.
“Po vijnë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët dhe më të fuqishmit. Serbia është një vend i vogël. Ne duhet të mbrojmë njerëzit dhe fëmijët dhe unë mund të premtoj se ata do ta mbrojmë Serbinë”.


