Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive (KMDK).
Para kabinetit të tij, kryeministri Albin Kurti tha se në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 100 persona.
Kurti tha se kryesues i Bordit është emëruar Avni Ramadani, ndërsa anëtarë të bordit u emëruan Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Lazoviq.


