KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në veri
Siguri

​Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në veri

Kosova News
Kosova News 16:46 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas zhbllokimit të rrugës që çon për në Banjskë të Zveçanit, gjendja në këtë fshat është e qetë.

Megjithatë, Policia e Kosovës mbetet përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë në veri të vendit.

Pjesëtarët e policisë, të cilët vërehen në numër më të shtuar, janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme, ku përveç kujdesit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, po vazhdojnë bastisjen e zonës, ku gjatë tri ditëve të fundit nxorën arsenal të madh armësh prej grupit terrorist nga Serbia.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe se njësitet policore, duke përfshirë edhe Njësitin K-9, janë duke vazhduar gjurmimet në zonat e caktuara, ndonëse siç u shpreh ai, deri tani nuk është gjetur ndonjë gjë.

Nënkoloneli Elshani potencoi se pjesëtarët e Policisë janë të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë.

“Situata e sigurisë këtu është e qetë, nuk ka ndonjë problem. .. Ne kemi kontrolluar shumicën e zonës, ku kohë pas kohe sjellim njësitë e specializuara siç shihet njësiti K-9 me qen, të cilët janë duke verifikuar komplet zonën… Sot jo (nuk është gjetur asgjë)… Kemi shumë policë sot këtu, jemi duke bërë kërkimin përsëri në disa zona të caktuara, situata është e qetë, mirëpo jemi të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë… Deri tani nuk kemi gjetur diçka, kemi kërkuar goxha mirë “, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, banorët e këtushëm ndihen të frikësuar pas krejt asaj që ka ndodhur këtu, ndërsa nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, raporton KP.

Prezenca e nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radojçiqit dhe grupit të tij në sulmin terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë, kanë lënë shumë gjurmë në këtë fshat, ku ende shihen kamionë të demoluar, arka të municioneve e gëzhoja plumbash të kalibrave të ndryshme nëpër rrugë, si dhe mbeturina të ushqimeve në objektet përcjellëse të manastirit, ku ata qëndruan atë ditë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Ministri Sveçla thotë se po hetohet përfshirja e mundshme ruse në sulmin në Banjskë
Policia e Kosovës patrullon me njësitin e qenve në Banjskë në kërkim të trupave dhe armatimeve

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?