KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elezi: Po vazhdon votimi përmes postës, përfundon më 8 shkurt
Politikë

Elezi: Po vazhdon votimi përmes postës, përfundon më 8 shkurt

Kosova News
Kosova News 16:37 -04/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Ky lajm është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit , (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, për votimin përmes postës janë duke funksionuar kutitë postare të cilat janë hapur nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësive diplomatike në gjithsej 22 shtete të ndryshme të botës: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

Gjithashtu, sipas zëdhënësit të KQZ-së, është funksionale edhe kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, nga 104,924 pjesa më e madhe e tyre (84,600) kanë përzgjedhur votimin përmes postës dhe vetëm 20,324 do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike.

Elezi, ka treguar se, KQZ-ja është duke bërë përgatitjet për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike, i cili do të organizohet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

“KQZ është duke bërë përgatitjet edhe për organizimin e procesit të votimit në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, i cili do të mbahet më 8 shkurt 2025 për 20,324 shtetas të Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Për herë të parë në historinë e Kosovës, procesi i votimit do të organizohet në përfaqësi diplomatike dhe atë në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës”, njoftoi Elezi.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Kosova News 04/02/2025 04/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?