KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ mban mbledhjen e radhës, “Srpska Demokratija” regjistrohet si parti politike
Lajme

KQZ mban mbledhjen e radhës, “Srpska Demokratija” regjistrohet si parti politike

Kosova News
Kosova News 16:07 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen 33-të në vitin 2023 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u mbajt sot (e mërkure), partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar zyrtarisht në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje gjithashtu u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës me 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit të cilat do të përdoren për Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas pranimit të aplikacionit zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga sekretari i KQZ-së , ku partia ka paguar edhe taksën për regjistrim. Të gjithë votuan pro për pranimin e kësaj partie politike.

“Pas pranimit të aplikacionit, Zyra ka shqyrtuar këto dokumente të cilat me kërkesat e zyrës janë plotësuar me statutin dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga sekretariati i KQZ-së, gjithashtu iniciativa politike ka realizuar edhe pagesën e taksës për regjistrim ku partia politike ka paguar edhe taksën për regjistrim. Pas plotësimit të këtyre dokumenteve, zyra ka shpallur kërkesën për shqyrtim publik në ueb-faqen e KQZ-së e cila ka qenë e mbajtur prej datës 29 nëntor 2023 deri me datën 5 dhjetor. Andaj pas i gjithë dokumentacioni i dorëzuar është nën përputhje me nenin 13, zyra ia rekomandon KQZ-së aprovimin e kërkesës për regjistrimin e iniciativës politike si parti politike me emrin “ Srpska Demokratija” tha ai, raporton KP.

Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ-së tha në një deklaratë se ka pranuar 4 e-maile nga disa qytetarë me kërkesë të largimit të kryetarit të 4 komunave veriore. Ai tha se përgjigjen qytetarët do ta marrin shumë shpejt duke u bërë e ditur edhe publikisht.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare, kemi pranuar katër e-maile, të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Mund t’iu konfirmoj se këto shkresa janë duke u shqyrtuar dhe duke u përgatitur përgjigjja për to. Në një kohë sa më të shpejtë do t’iu dërgohet atyre personave apo qytetarëve dhe sigurisht se për përgjigjen do të bëhet e ditur edhe publikisht,” u shpreh Elezi.

Në rend të propozuar të ditës ishte shqyrtimi dhe votimi i dy proces verbaleve 31 dhe 32 , aktivitete të zyrës, raportet e këshillëve, të cilat u miratuan. 

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kosova News 06/12/2023 06/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?