KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët: Shqipëria shënon rënie në sektorin e blegtorisë
Rajon

Ekspertët: Shqipëria shënon rënie në sektorin e blegtorisë

Kosova News
Kosova News 18:48 -15/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje të ndjeshme të numrit të bagëtive, kryesisht gjatë tre vjetëve të fundit. Kështu, numri i gjedhëve u pakësua me 65 mijë krerë, delet me 186 mijë, ndërsa numri i dhive u pakësua me 50 mijë krerë.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, ka thënë për Zërin e Amerikës se emigracioni ka pasur ndikim të thellë në sektorin e blegtorisë.

“Jo vetëm të dhënat statistikore, por të gjithë ne që punojmë në zonat rurale dhe që kemi kontakte me këto zona dhe barinjtë, e shikojmë këtë ndryshim. Është një ndryshim i madh, veçanërisht vitet e fundit duke filluar nga pandemia. Si duket, njerëzit kanë menduar seriozisht për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe fakti që këto popullata në zonat e vështira për të jetuar nuk janë mbështetur, është një nga arsyet kryesore që popullsia ka lëvizur dhe ky aktivitet, blegtoria, po braktiset”, ka thënë ai.

Sipas Dobit, largimi i njerëzve, veçanërisht i të rinjve nga zonat malore, po ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e sektorit të blegtorisë, por edhe pamundësinë e transmetimit të një kulture të veçantë, të ndërtuar ndër shekuj, siç është ajo e barinjve.

“Barinjtë janë ata që kanë krijuar një kulturë të tërë që lidhet jo vetëm me prodhimin bujqësor, por edhe me nënproduktet. Djathërat e ndryshëm; mishavina në veri, ose salca e shakullit në jug, janë krijuar nga barinjtë, nuk janë krijuar nga teknologët. Po ashtu mund të themi që instrumentat, veglat e punës, këmborët, fyelli ose gajdja janë instrumenta të krijuar nga këta njerëz. Dhe me këtë lidhet edhe folklori shumë i pasur”, ka thënë ai.

Përveç emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të banorëve nga zonat malore, sipas profesorit Arsen Proko, në sektorin e blegtorisë kanë shfaqur ndikimin e tyre edhe ndryshimet klimatike, pasi pjesa më e madhe e kullotave janë në zona shumë të ndjeshme nga këto ndryshime.

“Dihet që temperatura mesatare vjetore është rritur me 1.5 gradë çka do të thotë që pylli i ahut do të ngjitet 200 metër më lart. Kështu që kullotat alpine do të ngushtohen. Natyrisht që ka edhe plane menaxhimi të përshtatshme në kushtet e ndryshimeve klimatike. Por, përgjithësisht kullotat vuajnë nga keqpërdorimi më shumë. Ka shumë bimë të rralla të kërcënuara nga aktiviteti i njeriut”, ka thënë Proko.

Për Prokon, zjarret thuajse të përvitshme, sidomos në zonat malore ku gjendet pjesa më e madhe e kullotave, ndikojnë drejtpërsëdrejti me ecurinë e sektorit të blegtorisë.

“Edhe zjarret janë një nga fenomenet shumë negative që influencojnë në degradimin e kullotave. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme me të cilën duhet marrë për të bërë restaurimin e vegjetacionit të kullotave”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte fond prej 478 mijë hektarë kullotash, ndërsa tre vjet më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë në sektorin e blegtorisë të ngrohjes globale, zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror.

Gjithashtu lexoni:

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

Kosova News 15/06/2024 15/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?