KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive: Telekomi i Kosovës fiton edhe një betejë në Gjykaten e Arbitrazhit në Zvicër ndaj kompanisë PAYKOS
Lajme

Ekskluzive: Telekomi i Kosovës fiton edhe një betejë në Gjykaten e Arbitrazhit në Zvicër ndaj kompanisë PAYKOS

Jeton Sopa
Jeton Sopa 19:02 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Telekomi i Kosovës dje në orët e pasditës (e premte) është njoftuar zyrtarisht se Tribunali i Arbitrazhit të Zvicrës, me seli në Cyrih, ka vendosur që të refuzojë gati në tërësi padinë e pretendimet e kompanisë PayKos kundër Telekomit të Kosovës.

PayKos e kishte paditur Telekomin pranë këtij tribunali në vitin 2021. Sipas burimeve të KosovaNews ky vendim i Tribunalit të Arbitrazhit të Zvicrës i ka anuluar anekset 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të kontratës në mes të Telekomit dhe PayKos, sikurse ka vendosur që shtesa 1 e aneksit të 5-të ka skaduar më 30.09.2018. Ndërkohë që janë vërtetuar vetëm disa pika të pretendimeve të PAYKOS ndaj Telekomit të Kosovës.
Konform këtij vendimi, PayKos do të duhet t’ja kthej me kamatë të gjitha paratë që ja ka zhvatur Telekomit në emër të këtyre anekseve e shtesave. Pasi të thyhen obligimet në mes të palëve, del se kompania PayKos do ti ketë borxh Telekomit rreth 1 milion euro + kamatën.

Kujtojmë se pikërisht për këto kontrata se në fillim të majit 2023, mbi bazën e disa kallximeve penale të bëra nga menaxhmenti e sindikata e Telekomit që prej 2019 e 2020, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht prokurorja znj. Shenaje Berisha, ka ngritur aktakuzë kudër ish-drejtorit të Telekomit, z. Agron Mustafa për lidhjen e kontratave të dëmshme me operatorin PayKos. Edhe raportet e Zyres Kombëtare të Auditimit, disa vjet me rradhë e kanë shënjestruar këtë kontratë, duke evidentuar këto shkelje gjithashtu.

Sipas aktakuzës së prokurorisë Agron Mustafa ka lidhur kontratë dhe anekse të dëmshme për Telekomin, në mandati e tij duke i shkaktuar dëme telekomit miliona euro. Ndërsa pjesa e anekseve të nënshkruara nga ish-kryeshefi tjetër i telekomit Bedri Istrefi nuk janë pjesë e kësaj aktakuze.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa i shkaktoi dëm telekomit 7 milionë euro

Kurse, vendimi i Arbitrazhit të Zvicrës që i është dorëzuar dje Telekomit i ka shpallur nul anekset 6 deri në 11, disa nga to të lidhura nga Agron Mustafa e disa tjera nga Bedri Istrefi, përkatësisht, sa mbanin pozitën udhëheqëse në Telekom.

Sipas ARBK, kompania PayKos figuron si një ShPK me një pronarë të vetëm dhe drejtor, z. Armend Zeqirajn. Por, kontratat dhe anekset e kësaj kontrate që i kemi pasur në dispozicion, në emër të PayKos figurojnë të nënshkruara nga z. Vegim Beqiri. Kompania PayKos vepron me zyra në ndërtesën e njejtë me kompaninë GeKos, kompani kjo që de-facto e mbanë monopolin me arka fiskale në vendin tonë.

Në anën tjetër, një grup kompanish nga Shkupi “Maliqi Group” , pretendon se edhe GeKos edhe “Vala Distribution Kosovo” janë pjesë e këtij grupi.


Në një event të “Maliqi Group”, më 13 dhjetor 2022, logoja e Telekomit është vendosur në mesin e logove të kompanive të këtij grupi, sikurse Telekomi të ishte pjesë e këtij grupi.

Për këso lloj “modelesh” kur në një anë e kemi një kompani që e ka një pronarë të vetëm (ndonjë outsider, apo punonjës në firmat tjera të shefave të vërtetë), kapital themeltar qesharak e që regjistrohet vetëm disa ditë para se të lidhë ndonjë kontratë me ndërmarrje publike, apo të liçencihet për diçka, kurse në anën tjetër qarkullon miliona e prapa saj qartasi qëndrojnë magnatë të ndryshëm, kemi hulumtuar e raportuar disa herë gjatë këtij viti.

Alban Maliqi, njëri nga pronarët dhe kryetar i bordit të “Maliqi Group”, ja ka dorëzuar letrat kredenciale ministrit të jashtëm të Maqedonisë Veriore, z. Bujar Osmani, si konsul nderi i shtetit Latino-Amerikan – Meksikos.

Gjatë muajit janar të vitit 2024 KosovaNews do të bëjë një hulumtim më të detajuar rreth kësaj kontrate ku Telekomit të Kosovës i janë shkaktuar dëme miliona euro.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Jeton Sopa 31/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?