Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me një vendim të ditës së sotme 18 mars 2024 të lëshuar nga zyra e sekretarit të përgjithshëm ka njoftuar sekretarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e kësaj të fundit.
Në vendimin që e ka siguruar KosovaNeës thuhet se në bazë të kontratës së vitit të kaluar në mes të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në nenin 7 thuhet se “Pala e cila dëshiron shkëputjen e kontratës është e obliguar që në afat prej 180 ditësh, paraprakishu të paraqes kërkesën në formë të shkruar për shkëputjen e kësaj kontrate”.
Andaj ministrija duke e shfrytëzuar këtë të drejtë ligjore e ka njoftuar AAK-në duke e paralajmëruar se më nuk do t’i vazhdohet qeraja pasiqë objekti ku është e vendosur AAK-ja do të përdoret për nevoja të ministrisë. Ministria i ka dhënë afat AAK-së që deri me datë 20 shtator ta lirojë tërësisht objektin ku është duke e shfrytëzuar hapsirën prej 569m².
“Andaj, Qiradhënësi përkatësisht Ministria përgjegjëse për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural kërkon nga Qiramarrësi: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që objektin ta liroi në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese përkatësisht nga 19 Marsi 2024 deri me datën 20 Shtator 2024. Lirimi i objektit kërkohet për shkak se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural këtë objekt do ta shfrytëzoi për nevoja të saja publike në përputhje me fushe veprimtarinë e saj që e ushtron sipas legjislacionit ne fuqi” thuhet ndër të tjera në vendimin e ministrisë.
Tutje në vendim ministria i ka bërë të qartë AAK-së qe objektin e marrë me qira ta liroi nga te gjitha sendet dhe njerëzit me datën përfundimtare 20 Shtator 2024 si dhe deri me ketë datë duhet të bëjë kompensimin e qirasë sipas nenit 3 paragrafi 1 të kontratës bazë dhe se e ka paralajmëruar se nëse nuk e përfillë vendimin e ministrisë do të ushtroi padi në organet kompetente gjyqësore për lirim të objektit.
Javën e kaluar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci vizitoi si një mysafir i paftuar objektin ku ndodhet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ulpianë.
Peci pa nga afër hapësirat prej 600 metra katrorë të cilat më parë ishin liruar nga Ministria e Bujqësisë dhe pritet të rinovohen nga ky institucion për nevojat e tij.
Menjëherë pas kësaj në një komunikatë zyrtarë reagoi AAK duke e quajtur ministrin Faton Peci një manipulant pasi që po bënte marketing politik duke thënë se AAK-ja nuk ka qenë duke i shfrytëzuar ato hapsira por vetëm katin e parë ku është e vendosur aktualisht.
Por si duket pas këtij vendimi të ministrisë partia e AAK-së më nuk do të ketë mundësi t’i shfrytëzoj as këto hapësira