KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive- Dënohet me 6 muaj burg personi që kërcënoi me vrasje kryeshefin e “TrainKos”, u largua nga puna për keqpërdorim të detyrës
Siguri

Ekskluzive- Dënohet me 6 muaj burg personi që kërcënoi me vrasje kryeshefin e “TrainKos”, u largua nga puna për keqpërdorim të detyrës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:18 -15/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore Prishtinë- Dega në Fushë Kosovë me 12 qershor të këtij viti e ka dënuar me 6 muaj burg të pandehurin Astrit Berisha nga Klina për kërcënimin e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike “TrainKos” Agron Statovci. Dënimin prej 6 muaj burg i pandehuri Astrit Berisha pas pranimit të fajësisë i është mundësuar që ta zvendësoi me dënim me gjobë prej 1000 euro.

KosovaNews ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në të cilën jepen detaje rreth rastit të kërcënimit me vrasje të Kryeshefit të “TrainKos” Agron Statovci nga ish punëtori i kësaj ndërmarrje Astrit Berisha.

Prokuroria  Themelore në Prishtinë me datë 30 maj 2025 ka paraqitur aktakuzë pranë gjykatës kundër të pandehurit Astrit Berisha pëer shkak të veprës penale kanosje nga neni 181 i kodit penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Berisha me datë 20 prill 2025 me qëllim të shkaktimit të frikës dhe ankthit përmes telefonit seriozisht e kishte kanosur me fjalë se do ta privoj nga jeta kryeshefin e “TrainKos” Agron Statovcin.

Të pandehurit Astrit Berisha i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës në kompani pasi që i njëjti ishte larguar për shkak të keqpërdorimit të detyrës.

Pas kësaj Berisha kishte shkuar tek ndërmarrja “TrainKos” dhe kishte tentuar të futej në parking mirëpo nuk ishte lejuar nga ana e sigurimit ku më pas përmes telefonit e kishte thirrë kryeshefin Statovci dhe e kishte kërcënuar me fjalë të rënda.

“Kush jeni ju me ma ndalu hyrjen në ndërmarrje, ka me ta qi nanen, grun dhe qiken dhe veç mos dalsh prej atyhi se edhe ka me të vra” iu kishte drejtuar përmes telefonit i pandehuri kryeshefit të “TrainKos”.

Menjëherë pas kësaj kryeshefi Statovci e kishte paraqitur rastin në polici pasiqë i pandehuri Berisha i kishte shkaktuar frikë dhe ankth për jetën e tij dhe të familjes së tij.

Si rrallë herë në Kosovë Prokuroria Themelore në Prishtinë  ishte aktivizuar menjëher dhe pas hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave  kishte paraqitur aktakuzë me 30 maj 2025 pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për këtë çështje penale në prokurori palët kanë negociuar dhe lidhur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, andaj gjykata bashkë me aktakuzë ka pranuar këtë marrëveshje për çka të akuzuarit i është shqiptuar dënimi minimal prej 6 muaj e cila i është konvertuar në dënim me gjobë prej 1000 euro.

Në janar të këtij viti ndërmarrja “TrainKos” kishte larguar nga puna 12 kondukterë nën dyshimin se kishin manipuluar me arkat fiskale duke keqpërdorur 230 mijë euro.
KosovaNews mëson se në mesin e të larguarve ishte edhe Astrit Berisha i cili më pas e kishte kërcënuar me vrasje kryeshefin e “TrainKos” Agron Statovci.
Ndërmarrja Trainkos në atë kohë këtë rast e kishte denoncuar edhe në prokurori mirëpo prokuroria ende nuk ka marrë asnjë hap lidhur me këtë çështje.

Trainkosi përjashton 12 punëtorë nga puna, dyshohet se përfituan 230 mijë euro përmes manipulimit të arkave fiskale

Në profilin e tij në facebook i pandehuri Astrit Berisha shihet se është një militant i flaktë i PDK-së ku ka shume fotografi me eksponent të lartë të PDK-së. Ai ka shpërndarë shumë postime kundër kryeministri Kurti madje duke bërë thirrje edhe për arrestimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Jeton Sopa 15/07/2025 15/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?