Punimet për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër po vazhdojnë në mënyrë intensive për bashkimin e Komunës së Mitrovicës së Jugt me Mitrovicën e Veriut, dy komuna këto që deri para shpalljes së pavarësisë zyrtarisht njihej si qyteti i Mitrovicës, ndërsa u nda në dy komuna me pakon e Ahtisarit.
Ndërtimi i urave po mirëpritet nga shumica e komunitetit shqiptar dhe të pakicave të tjera joserbe ndërkohë që partia Lista Serbe e cila kontrollohet nga presidenti serb Aleksander Vuçiq organizoi peticion për ndalimin e ndërtimit të këtyre urave ku u mblodhen gjithsejt 3600 nënshkrime, një shifër larg më e vogël se numri i banorëve që jetojnë në ate pjesë.
Edhe përkundër këtyre skenarëve për tentimin e ndalimit të ndërtimit të urave ky proces po vazhdon në mënyrë këmbëngulëse si nga ana e autoriteteve lokale po ashtu edhe Qeverisë së Kosovës.
Por si duket ndërtimi i urave po i pengon Prokurorisë Speciale dhe udhëheqësit të saj kryeprokurorit Blerim Isufaj…
Sipas burimeve ekskluzive të portalit KosovaNews brenda Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka autorizuar njesinë e policisë për hetimin e krimeve ekonomike për hetimin e gjithë procesit të ndërtimit të urave të reja që lidhin brigjet e Ibrit.
Burimet thonë se autorizimi për hetim i është dhënë një prokurori të speciales me urdhërin e kryeprokurorit Blerim Isufaj. Është e habitshme ngutia e Prokurorise Speciale per t’i hetuar urat pikërisht në këtë moment delikat?!
Kujtojmë se ishte pikërisht kryeprokurori Blerim Isufaj i cili jo më larg se para dy vitesh kishte pranuar publikisht se ishte ai që i kishte hequr urdhërarrestin kryeterroristit Milan Radojçiq.
“Unë e kam dhënë pëlqimin, pa miratimin tim s’kish mujt me ndodhë, arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”, kishte deklaruar Isufaj pas pyetjes që i kishte bërë gazetari i KosovaNews , në konferencën e fundvitit të organizuar nga PSRK-ja me 29 dhjetor 2023.