Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te ndërtesa e njohur si “Vëllezërit Asllani”.
Sipas informacioneve të para, një person është hedhur nga kati i katërt i ndërtesës në tentativë për t’i ikur Policisë së Kosovës.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe motivet e sakta të këtij veprimi.
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar se personi i lënduar është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente.
“Po, në QE është duke u trajtuar. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja është jo stabile, bëhet fjalë për një politraumë të rëndë”, tha Syla.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të emergjencës – përfshirë autoambulancën, Policinë e Kosovës dhe ekipet e Forenzikës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.


