KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tetë bizneset e Devollëve të regjistruara me pasaporta serbe, ministrja Hajdari: Vendbanimet e Kosovës janë paraqitur si të Serbisë (VIDEO)
Ekonomi

Tetë bizneset e Devollëve të regjistruara me pasaporta serbe, ministrja Hajdari: Vendbanimet e Kosovës janë paraqitur si të Serbisë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 16:09 -01/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur sot një konferencë për medie, ku foli për rastin e pezullimit të certifikatave për disa biznese, në këtë rast edhe për Klan Kosovën, ndërsa një pjesë e madhe e gazetarëve dhe kameramanëve kanë vendosur ta bojkotojnë konferencën.

Me fillim të fjalës së saj, ministrja Hajdari u ndal në pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës, ndërsa u shpreh se e di shqetësimin e gazetarëve dhe punonjësve medial, por premtoi se ky veprim nuk nënkupton cenim të fjalës së lirë.

“E kuptoj shqetësimin e punonjësve medial, sidomos për rastin e biznesit Klan Kosova, por është e rëndësishme t’u siguroj se pezullimi i certifikatës së biznesit së Klan Kosovës nuk e kishte fare për qëllim që të kufizoj fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe punën e medieve në vendin tonë. Por vetëm që t’i zbatoj kërkesat legjitime sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona”, tha ajo.

Sipas Hajdarit, kjo lidhet me një proces administrativ si në rastin e Klan Kosovës ashtu edhe të tjera që janë identifikuar, pra kanë qenë vetëm zbatim i ligjit dhe “asgjë më shumë, e as më pak”.

Ajo tha se pretendimet se MINT ka vepruar që të kufizoj lirinë e medias janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.

“Ministria e Industrisë, Ndrëmarrësisë dhe Tregtisë është e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pa kompromis, pa përjashtim dhe p[a diskriminim. Rasti i Klan Kosovës dhe rastet e tjera që deri tani fatkeqësisht i kemi identifikuar janë 48 sosh. Kanë të bëjnë ekskluzivisht me çështje administrative për regjistrimin e bizneseve pranë ARBK-së dhe për të qenë të qartë ato kanë prezantuar me përmbajtje antikushtetuese, në këtë rast qytetet e Kosovës paraqiten si pjesë e Serbisë”, ka sqaruar Hajdari.

Ajo shtoi se për këtë shkak certifikata e Klan Kosovës fillimisht u pezullua dhe biznesi në fjalë bëri ankesë, me ç’rast komisioni për shqyrtimin e ankesave pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit ka konstatuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.

Ministrja Hajdari theksoi se po ashtu pasi është siguruar dokumentacioni përkatës në Maqedoni të Veriut për pronarin e vërtetë të biznesit është parë se Kosova ende paraqitet si pjesë e Serbisë.

Ajo tha se për këto probleme është themeluar një komision që ka verifikuar edhe dosjet e shumë bizneseve tjera, në fakt janë verifikuar dosjet e 660 bizneseve dhe si rezultat komisioni ka konstatuar që në 48 raste kemi emërtime që janë kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi, shteti i lindjes dhe vendbanimi aktual është shkruar Prishtinë Kosovë Metohija – Serbia, Pejë – Republika e Serbisë, Gjakovë – Republika e Serbisë, si dhe Gjilan -Serbia etj.

Ajo tha se pas kësaj ARBK dje ka filluar procedurat e reja dhe fillimisht  kanë shfuqizuar certifikatat për 5 biznese dhe të tjerat janë në procedurë.

E në mesin e bizneseve që janë të regjistruara me pasaporta serbe dhe  vendbanimet e Kosovës i kanë paraqitur si të Serbisë, shumica janë të Devollëve.

Këto biznese që në të dhënat e tyre kanë përmbajtje antikushtetuese, në këtë rast qytetet e Kosovës i paraqesin si pjesë e Serbisë, janë:

THE BUSINESS CLUB L.L.C – Blerim Devolli

GLOBOSOS SHPK – Blerim Devolli

DEVOLLI GROUP SH.P.K – Erza Devolli

VITALAND L.L.C – Jona Devolli

FAICO SH.P.K – Blerim Devolli

ENERGY DEVELOPMENT GROUP-KOSOVA L.L.C – Vlera Devolli

KGO MEDIA INVESTMENTS HOLDING SH.P.K – KUSHTRIM GOJANI

AM INVEST GROUP SHPK – Çertifikaten e Biznesit të lëshuar nga Shkupi – Maqedonia e Veriut

Pezullimi i certifikatave për disa biznese, ministrja Hajdari: Asgjë më pak as më shumë – Zbatim i ligjit, shumica e mediave bojkotojnë konferencën

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 01/08/2023 01/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?