KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqëria civile i kërkon Qeverisë ta anulojë vendimin për pagat në sektorin e drejtësisë
Ekonomi

Shoqëria civile i kërkon Qeverisë ta anulojë vendimin për pagat në sektorin e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 14:26 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjashtë organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta anulojë vendimin që kthen pagat në sektorin e drejtësisë, sikur para rritjes që morën në vitin 2017, me vendim të Qeverisë Haradinaj.

Këto organizata e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për vendimin e së mërkurës. Kanë thënë se janë përdorur të pavërteta për të arsyetuar vendimin e ri.

Shoqëria civile ka thënë se vendimi për ngritjen e pagave ishte konfirmuar si i ligjshëm nga Gjykata Kushtetuese. Sipas reagimit, vendimi i së mërkurës paraqet ulje të pagave, pasi ngritja është konfirmuar në rrugë institucionale, pasi Kushtetuesja ka shfuqizuar ligjin për pagat dhe vendimi për ngritje pagash në drejtësi s’ishte rregulluar me këtë ligj.

“Tutje, që nga koha e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me këtë ligj e deri më sot, kanë kaluar mbi dy (2) vite e katër (4) muaj. Në këtë mënyrë, përtej pretendimeve, ngritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve tanimë është konfirmuar në rrugë institucionale. Kështu, përtej kualifikimit formal, vendimi i sotëm i Qeverisë paraqet ulje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim të nënshkruar nga organizatat Columbus, Çohu, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja Fol.

Sipas shoqërisë civile, vendimi i së mërkurës cenon pritjet legjitime të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendim ky i nxjerrë si nga qeveria Haradinaj ashtu edhe nga qeveria Kurti, tanimë ka krijuar pritje legjitime për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e pagave të tyre tanimë është konfirmuar. Vendimi i sotëm i Qeverisë, me arsyetimin e nxjerrjes së aktgjykimit për Ligjin Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili aktgjykim është nxjerrë para dy (2) vite e katër (4) muajve qartazi cenon pritjet legjitime të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo shkelje e pritjeve legjitime paraqet shkelje të së drejtës në pronë, mbrojtja e së cilës garantohet përmes nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagim.

Organizatat e shoqërisë civile kanë thënë se edhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar “standardet se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është e lejuar, përjashtimisht rasteve shumë specifike, të cilat nuk paraqiten në situatën konkrete”.

“Në shkurt të vitit 2020, kur në procedurë në Gjykatën Kushtetuese ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat, Gjykata i ishte drejtuar Komisionit të Venecias me një pyetje dhe disa nën pyetje thelbësore në lidhje më çështjen e uljes së pagës për pushtetin gjyqësor. Përgjigjet e Komisionit të Venecias ishin se ‘Ulja e pagave të gjyqësorit mund të ndodhë vetëm nën kushte të një krize të theksuar ekonomike dhe financiare dhe e cila për më tepër duhet të jetë e njohur zyrtarisht si të tillë’ dhe se ‘Pavarësia gjyqësore kërkon një shkallë themelore të sigurisë financiare nga ndërhyrjet arbitrare nga ekzekutivi ose degët e tjera të pushtetit’. Për këto arsye, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet qartazi ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe është në kundërshtim me standardet e ndërtuara nga Komisioni i Venecias. Për më tepër, sa ishte në opozitë, vet Lëvizja Vetëvendosje në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese kishte theksuar se ‘…ulja dhe rritja e tyre[pagave], është kompetencë e Kuvendit të Republikës së Kosovës…’ Nisur nga fakti se, siç u tha, gjyqtarët dhe prokurorët tanimë kanë krijuar pritje legjitime për pagat e tyre, të cilat pritje janë manifestuar edhe në kuptim të hyrjes së tyre në obligime financiare, ky vendim i Qeverisë tanimë ngrit potencialin korruptiv në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagim të shoqërisë civile.

Qeveria të mërkurën vendosi që të kthejë pagat në këtë sistem sikur para rritjes prej gati dyfish që kishte vendosur Haradinaj. Vendimi i parapriu miratimit të projektligjit për paga, që i është dërguar Kuvendit për miratim. Qeveria ka arsyetuar vendimin duke thënë se po respektohet Kushtetuta.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.63€, benzina 1.45€

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër

Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?