KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati jep detaje për Projektligjin e ri për pensione
Ekonomi

Ministri Murati jep detaje për Projektligjin e ri për pensione

Kosova News
Kosova News 10:37 -05/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i financave, Hekuran Murati pas mbledhjes se Qeverisë në një konferencë për media ka dhënë detajet e para në lidhje me projektligjin për reformat pensionale që siguron se punëtorëve të viteve të 90’ta do t’iu njihen kontributet.

Murati tha se me kriterin për 15 vjet përvojë pune para luftës, për t’u kualifikuar si pensionist kontributdhënës, janë diskriminuar shumë persona që dhunshëm janë larguar nga puna në vitet 90’.

Ai tha që ligji parasheh qe dikush që ka punuar deri në vitin 1990 dhe ka pasur 10 vite kontribute, ku me legjislacionin aktual merr vetëm pensionin bazik prej 100 euro, por tash me këtë ndryshim parasheh që atyre personave që kane punuar do te njihet periudha e punës prej që nga janë larguar nga puna deri më datën 1 janar 1999.

“Më këtë ndryshim ne po e zhbëjmë atë diskriminim sepse do t’u mundësohet që për periudhën nga koha kur janë larguar nga puna e deri më një janar 1999, t’u llogaritet drejt plotësimi i kushtit prej 15 vjetësh e lartësia e pensionit do të caktohet varësisht nga vitet që kanë kontribuar, hiqet kjo preja prej 15 vjetësh. Pavarësisht kësaj do të gjejmë mënyra dhe mjete të nevojshme për ta përballuar si buxhet por edhe si Qeveri sepse konsiderojmë që është një e drejtë që i është mohuar tash e sa vite dhe duhet të rregullohet përfundimisht”, është shprehur Murati.

“Për ta sqaruar bëhet fjalë edhe për ata që kanë dalë ne pension, d.m.th. dikush që tash i ka 67 vite dhe që dy vite është duke marrë pensionin bazik, pra mund të ri aplikojë dhe të kalojë nga skema bazike në skemën parciale të pensionit kontribute pagues të moshës me plotësimin e kushteve që parashihet në ligj”, tha ndër tjerash Ministri.

Sipas tij nga ky ndryshim do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë.

“Nga ky ndryshim plotësim, teorikisht parashihet që të përfitojnë rreth 104 mijë persona që do të plotësonin kushtin për të përfituar nga ky ndryshim, megjithatë duhet të kemi parasysh që disa mund të kenë ndërruar jetë e disa të mos e kenë arritur ende moshën e pensionimit, por aktualisht në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70 mijë persona që do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës”, është shprehur Murati.

Murati theksoi se punëtorët e viteve 90’ta duhet të dëshmojë që kanë pasur kontribute pensionale si dhe janë larguar nga puna dhe për shkak të largimit nga puna nuk kanë arritur ta plotësojnë ligjin prej 15 vitesh.

Qeveria miraton projektligjin e ri për pensione, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 05/07/2023 05/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?