KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria miraton projektligjin e ri për pensione, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë
Politikë

Qeveria miraton projektligjin e ri për pensione, përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:50 -05/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë rast ka thënë se më anë të këtij ligji do të sigurohet trajtimi i barabartë për të gjithë pensionistët dhe do të rritet mirëqenia sociale.

“Përmes tij do të adresojmë çështjen e pabarazisë disavjeçare, të mosnjohjeje të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues, të një numri të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në sistemin pensional”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se më këtë ligj do të eliminohet padrejtësia ndaj atyre që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet 90’.

Sipas tij me këtë ligj garantohet një sitëm pensional solidar dhe i barabartë.

“Në përputhje me zotimin tonë e siç kemi paralajmëruar në fillim të këtij viti po e bëjmë reformën pensionale, Qeveria e Kosovës po ndërton një sistem pensional solidar e të barabartë, që garanton pensione stabile e kujdeset për pensionistët. Kjo skemë e zhduk dallimin dhe margjinalizimin, e u garanton qasje të mirë sociale të gjithëve. Këtë duhet të bëjë republika e këtë po e bëjmë së bashku”, ka deklaruar Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me kriterin për 15 vjet përvojë pune para luftës, për t’u kualifikuar si pensionist kontributdhënës, janë diskriminuar shumë persona që dhunshëm janë larguar nga puna në vitet 90’.

“Më këtë ndryshim ne po e zhbëjmë atë diskriminim sepse do t’u mundësohet që për periudhën nga koha kur janë larguar nga puna e deri më një janar 1999, t’u llogaritet drejt plotësimi i kushtit prej 15 vjetësh e lartësia e pensionit do të caktohet varësisht nga vitet që kanë kontribuar, hiqet kjo preja prej 15 vjetësh”, është shprehur Murati.

Sipas tij nga ky ndryshim do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë. “Nga ky ndryshim plotësim, teorikisht parashihet që të përfitojnë rreth 104 mijë persona që do të plotësonin kushtin për të përfituar nga ky ndryshim, megjithatë duhet të kemi parasysh që disa mund të kenë ndërruar jetë e disa të mos e kenë arritur ende moshën e pensionimit, por aktualisht në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70 mijë persona që do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës”, është shprehur Murati.

Sipas tij ky kostoja buxhetore e këtij ndryshimi do të jetë rreth 60 milionë euro në vit.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar edhe Projetkkodin doganor dhe të akcizave.

Ministri Murati jep detaje për Projektligjin e ri për pensione
Kurti – bashkatdhetarëve: Mirë se vini! Kosova mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

KosovaNewss 05/07/2023 05/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?