KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti shpalos sukseset e Qeverisë për energji dhe digjitalizim
Ekonomi

Kryeministri Kurti shpalos sukseset e Qeverisë për energji dhe digjitalizim

Kosova News
Kosova News 16:33 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa të dhëna, me ç’rast ka treguar mbështetjen prej qindra milionë eurosh që ka dhënë Qeveria për energjinë gjatë vitin që sapo lamë pas.

Kurti në përmbledhjen e shifrave për  vitin 2022 ka thënë se Qeveria ka qenë e angazhuar për energji dhe digjitalizim, raporton KosovaNews.

Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

2022: Qeveria për energji dhe digjitalizim

Gjatë vitit që porsa lamë pas:

Miratuam Strategjinë e re të Energjisë 2022-2031

Nënshkruam marrëveshje për dy projektet më inovative të energjisë në rajon:

 – Me MCC për ndërtimin e kapaciteteve për rezerva prej 340 MWh (236.7 milionë dollarë);

 – Për ndërtimin e impiantit solar për ngrohje solare prej 50 MW termale, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me BE, KfW dhe BERZh.

Inauguruam Parkun e Erës në Selac, me kapacitet prej 105 megavat;

Investuam për efiçencë të energjisë:

– mbi 4 milionë euro për 29 ndërtesa publike;

– rreth 5 milionë euro për 38 projekte të reja.

Disbursuam 95 milionë euro për të ndihmuar qytetarët e bizneset në përballje me krizën energjetike;

Ndamë 6 milionë euro për 10 mijë familje për të subvencionuar pajisjet që do të ulin rreth 70% konsumin e energjisë;

Ndaluam përdorimin e energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave;

Shtrimë rrjetin e Telekomit të Kosovës në komunat në veri të vendit;

Arriti në 130 numri i shërbimeve elektronike;

1500 të rinjë u trajnuan për shkathtësi digjitale;

U sigurua qasje në internet pa pagesë për 105 shkolla dhe 43 institucione shëndetësore;

Arritëm mbulueshmëri prej 100% të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit brezgjerë;

Në indeksin GTMI të Bankës Botërore u ngritëm nga grupi C në grupin B për fokusin në qeverisje digjitale;

Lansuam Sistemin për Hartimin e Legjislacionit (LDS);

Inauguruam Sistemin Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor me vlerë prej 2.7 milionë euro, i cili mbulon tërë territorin e vendit në shërbim të sigurisë kombëtare;

Lansuam Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës (KREN) dhe lidhjen e Kosovës me Rrjetin Pan-Evropian për Hulumtim e Edukim (GÉANT).

Lexoni edhe:

Qindra miliona për rritje të mirëqenies në Kosovë, kryeministri Kurti tregon kah shkuan paratë dhe kush përfitoi

Gjithashtu lexoni:

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?