Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës Arianit Beqiri përmes një postimi ka treguar se Prishtina Parking i ka ndarë 750 mijë euro një kompanie me qëllimin që të krijojë një aplikacion.
Sipas tij drejtori i kësaj ndërrmarrjeje Liridon Restelica, që ishte pjesë e PDK-së e që më pas i ndihmoi Përparim Ramës në fushatë duke i shantazhuar punëtorët me largim nga puna nëse nuk e votojnë LDK-në, shpërdoron paranë publike.
Ai tutje shton se kryetari i komunës së Prishtinës po dëshiron që t’i lajë borxhet e veta./KosovaNews/