KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK për marrëveshjen me GE: Dy njësitë e “Kosova B” do të funksionojnë me efikasitet më të lartë
Ekonomi

KEK për marrëveshjen me GE: Dy njësitë e “Kosova B” do të funksionojnë me efikasitet më të lartë

Kosova News
Kosova News 09:26 -08/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë një njoftim pas ceremonisë së marrëveshjes për modernizimin e turbinave në dy njësitë e “Kosova B”.

Firmoset marrëveshja me kompaninë amerikane për KEK, kryeministri Kurti: S’do të ketë më nevojë për riparime të shpeshta

Në njoftim thuhet se projekti i modernizimit do të sigurojë që dy njësitë e “Kosova B” të funksionojnë me efikasitet më të lartë, siç thanë ata, prodhim më të besueshëm të energjisë elektrike dhe me kosto më të ulët.

“Korporata Energjetike e Kosovës ka organizuar  ceremoninë e  marrëveshjes për një investim të rëndësishëm në vlerë prej 47.9 milionë EURO për modernizimin e turbinave të dy njësive të TC Kosova B, duke shfrytëzuar avancimet më të fundit teknologjike. Projekti do të implementohet nga kompania e mirënjohur amerikane General Electric (GE)”.

“Projekti i modernizimit do të sigurojë që dy njësitë e TC Kosova B të funksionojnë me efikasitet më të lartë, prodhim më të besueshëm të energjisë elektrike dhe me kosto më të ulët. Ky investim madhor do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 14-17 MW për njësi, pa emetime shtesë dhe ndikim negativ në ambient”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se modernizimi do të zgjasë jetëgjatësinë e përdorimit të turbinave për 20 vite të tjera dhe sipas tyre, do të zgjasë ciklin e jetës së riparimeve kapitale të tyre nga çdo 5 vjet në çdo 8-9 vjet.

“Ky investim do të na lejojë të vazhdojmë me kërkesën në rritje për energji elektrike duke siguruar që termocentralet tona të bëhen më efikase dhe më të besueshme. Me këtë projekt modernizimi, në po prezantojmë përparimet më të fundit teknologjike në inxhinierinë e termocentraleve për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin e tyre, si dhe zbatimin e sistemeve të avancuara të kontrollit dhe monitorimit”.

“Modernizimi i mëtejshëm i Termocentraleve do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në mjedis. Paralelisht me këtë projekt, KEK do të investojë edhe në teknologjitë e reja që do të na mundësojnë reduktimin e emetimeve si dhe varësia nga lëndët djegëse fosile do të ulet ndjeshëm, duke reduktuar kështu edhe gjurmën e karbonit”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se projekti i modernizimit të termocentraleve do të rrisë, siç u shprehën ata, në mënyrë të ndjeshme sigurinë e operimeve të prodhimit të energjisë elektrike.

“Projekti i modernizimit të termocentraleve tona do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sigurinë e operimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Fokusi ynë është që të rrisim qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e operimit të termocentraleve tona, dhe kjo do të sigurojë që KEK do të përmbush kërkesën në rritje për energji elektrike duke minimizuar ndikimin mjedisor”.

“Korporata Energjetike e Kosovës është e përkushtuar të ofrojë një burim energjie të besueshëm dhe me kosto të përballueshme për vendin dhe ky investim është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, thuhet tutje në njoftim.

Rizvanolli: “Kosova B” po modernizohet nga kompania që i ka dizajnuar turbinat më 1984

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja

Çitaku thotë se Kurti kërkoi nga partitë nënshtrim: Nuk ofroi zgjidhje

Kosova News 08/04/2023 08/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?