KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Firmoset marrëveshja me kompaninë amerikane për KEK, kryeministri Kurti: S’do të ketë më nevojë për riparime të shpeshta
Politikë

Firmoset marrëveshja me kompaninë amerikane për KEK, kryeministri Kurti: S’do të ketë më nevojë për riparime të shpeshta

Kosova News
Kosova News 14:36 -07/04/2023
Shpërndaje
List of Images 1/7
kurti vizite kek
albin kurti kek 2
albin kurti kek
artane rizvanolli kek
ameri – kek
kek
kurti kek
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe General Electric (GE) kanë nënshkruar marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B,  me vlerë 56.2 milionë euro.

Marrëveshja u cilësua shumë e rëndësishme edhe nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se modernizimi në këtë termocentral ka qenë i domosdoshëm.

“Jemi këtu për ta shtruar rrugën legjislative dhe strategjike për sektorin e energjisë. Nënshkrimi i sotëm shënon një ngjarje të rëndësishme për një ndër shtyllat kryesore të energjisë në Kosovë, KEK-un”, tha Kurti.

Ai thekspi se njësitë e termocentralit filluan të konstruktoheshin para më shumë se gjashtë dekadash dhe që atëherë, ato kanë ofruar stabilitet në furnizimin me energji të vendit.

“Madje, ato janë shfrytëzuar përtej kufijve të tyre të funksionimit. Shpeshherë edhe KEK-u na ka thënë se rrezikohen që të mos funksionojnë më. Kosova B si termocentrali më i ri e ka bartur më së shumti ketë peshë. Ceremonia e sotme është një ndër hapat më të rëndësishëm për t’ia hequr këtë barrë, ta rrisim sigurinë tonë të furnizimit dhe stabilitetit të sektorit të energjisë”.

“Rëndësia e modernizimit nuk mund të theksohet aq sa duhet. Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 në 17 megavat. Nuk do të ketë nevojë për riparime të shpeshta, do të nevojiten njëherë në tetë apo nëntë vite”.

Kryeministri Kurti njoftoi se në fund të këtij muaji do të lansohet ankandin i parë i energjisë në Kosovë në tokë publike me kapacitet 100 MW, se pas tij, së shpejti do të pasojnë edhe shumë skema të tjera të tilla konkurruese.

Të gjitha këto, bashkë me projektet tjera në zbatim si ai Solar4Kosova dhe i ndërtimit të kapaciteteve akumuluese në kuadër të grantit të MCC, do të sigurojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për ekonominë dhe për sigurinë kombëtare, u shpreh kryeministri Kurti, i cili po ashtu tha se mirëmbajtja e përgjegjshme e pronës publike dhe e aseteve tona energjetike – si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të tyre – është një domosdoshmëri.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?