Tetori është pa diskutim muaji kuqezi. Dy fitoret e fundit, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, kanë dhënë efekt të menjëhershëm në renditen mujore të publikuar nga FIFA.
Ashtu siç pritej, ekipi i Sylvinho-s ka fituar tre pozicione të tjera, duke u renditur tashmë në vendin e 59-të.
Që nga momenti kur Sylvinho është ulur në stolin e ekipit Kombëtar, Shqipëria ka pasur vetëm rritje.

Me 1396 pikë në total, Shqipëria vijon progresin, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, për këtë arsye dy ndeshjet e nëntorin jashtë shumë të rëndësishme, kërkohen 6 pikë të plota edhe për renditjen e FIFA.
Kujtojmë që rekordi historik i Shqipërisë është vendi i 22-të gjatë kohësh se De Biasit.


Ndërkohë, Polonia, rivali i Shqipërisë në Grupin E, humbet një tjetër pozicion, tashmë renditet në vendin e 31, ndërsa Çekia qëndron në vend numëro, e pozicionuar në vendin e 37-të.
Një rënie drastike ka pësuar Kosova në renditjen e fundit të FIFA-s.

“Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111.
Nuk ndryshon asgjë në lidhje me kreun, kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.
