KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe sot në Pallatin e Drejtësisë po protestohet për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt
Politikë

Edhe sot në Pallatin e Drejtësisë po protestohet për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt

Kosova News
Kosova News 15:52 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe sot stafi mbështetës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionimin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e kanë bërë të ditur, kryetari i Këshillit Grevist në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Burim Neziraj, kryetari i Shoqatës Sindikale së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi dhe zëvendëskryetari i Sindikatës së Apelit, Adem Tahiri.

Neziraj e Rrustemi thanë se deri tani nuk kanë ndonjë përgjigje e as ndonjë informacion nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat e tyre.

Ata po kërkojnë që të përmirësohet gjendja me sistemin e klimatizimit brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.

Sipas stafit protestues, shumë punonjës janë duke u përballur me probleme shëndetësore, siç është alivanosja dhe hipërtensioni, për shkak të gjendjes së objektit ku punojnë.

Problemet me të cilat ballafaqohet stafi i Pallatit të Drejtësisë, në letrën drejtuar institucioneve të lartpërmendura më 11 gusht 2022, janë renditur në gjashtë pika: Klima jofunksionale, mungesa e ujit të pijes, mungesa e ujit në tualete, mungesa e ajrit pasi nuk hapet asnjë dritare, ashensorët jo të servisuar në rregull, erëra të ndryshme dhe të dëmshme, etj.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?