KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe opozita dënon agresionin e Serbisë, kërkon raportimin e kryeministrit për rrëmbimin e policëve
Politikë

Edhe opozita dënon agresionin e Serbisë, kërkon raportimin e kryeministrit për rrëmbimin e policëve

Kosova News
Kosova News 11:58 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë dënuar agresionin e Serbisë kundrejt Kosovës derisa kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend lidhur me rrëmbimin e tre policëve kufitar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi, në seancën e Kuvendit ka thënë se e dënojnë agresionin e Serbisë me rastin e kidnapimit të policëve në territorin e Kosovës.

“Në emër të LDK e dënojmë fuqishëm agresionin e Serbisë duke kidnapuar policët. Është një veprim i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të përsëritet. Në emër të LDK-së kërkojë që të bëhet në një kohe sa më të shkurtet të bëhet kthimi”, ka theksuar Gashi.

Ai ka kërkuar raportimin e kryeministri Albin Kurti, për situatën në veri dhe rrëmbimin e policëve.

“Kërkoj që kryeministri të vijë sa më shpejtë në një seancë dhe të raportojë për situatën në veri, për gjendjen e policëve, aq sa ka informacion, dhe për hapat dhe veprimet e ndërmarra”, ka theksuar Gashi.

Ai ka thënë se kërkojnë që Kurti të raportojë edhe për raportet me SHBA-në dhe përfaqësuesit e BE-së.

“Kryeministri duhet t’i raportojë Kuvendit se cilat janë raportet me parterët tanë. Jemi në një situatë delikate ku neve na duhet informim për situatën në veri, për agresionin e Serbisë, na duhet informim lidhur me raportet e Qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, na duhet seriozitet në qasje. Na duhet që kryeministri të mos tallet këtu duke thënë a me koordinim a pa koordinim. Pasi vjen një situatë si kjo, ku duhet koordinim andaj na duhet një seriozitet dhe maturi”, ka theksuar Gashi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në Kosovë nuk është normale.

Ai ka thënë se të mërkurën ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë dhe shkelje e sovranitetit.

Sipas tij, prioritet duhet të jetë kthimi i policëve duke garantuar sigurinë dhe shëndetin e tyre.

“Ju ftoj ta ftoni kryeministrin Kurti të vijë në sallë dhe të na njoftojë për hapat qe është duke i marrë për kthimin e policëve. Ju ftoj të kontaktoni menjëherë me kryeministrin dhe kabinetin e tij që të caktojmë një seancë. Nuk është e drejtë që ne të sillemi dhe të vazhdojmë sikurse asgjë të mos ketë ndodhur. Sot duhet ta kemi kryeministrin këtu dhe të vijë të raportojë. Kemi nevojë që të diskutojmë dhe të jemi të koordinuar me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Serbia t’i lirojë policët e Kosovës.

Sipas tij, ajo çka çfarë ka ndodhur të mërkurën ka qenë provokim i drejtpërdrejtë dhe është një akt që duhet të dënohet.

“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron. Kjo porosi që e kemi vendosur është për SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Sot kryeministri habitet pse po rri në heshtje faktori ndërkombëtar. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar urgjentisht të bëjë thirrje për lirim të policëve. Veprimet amatoreske në veri të Kosovës dhe shpërfillja e ndërkombëtarëve ka sjellë në këtë situatë. Në emër të grupit parlamentar kërkojmë nga kryeministri të vijë dhe të raportojë. Nuk ka asnjë logjikë kur në mëngjes takohet Këshill i Sigurisë të sillemi zakonshëm”, ka thënë ai.

Deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës kanë ardhur duke e shmangur agjendën e seancës së sotme, me kërkesë të opozitës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e vërtetë që në Kosovë nuk është një gjendje e zakonshme.

Ajo ka thënë se vendi është përballur me një akt barbar nga Serbia.

Sipas saj, faktet, dëshmitë dhe krejt çka është mbledhur nga vendi i ngjarjes tregojnë se policët ishin në territor të Kosovës.

Ka shtuar se Kuvendi e ka për detyrë të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e vendit.

“Sot ky Kuvend e përçon mesazhin e unitetit se të gjithë jemi bashkë. Pajtohem dhe i kemi bë ftesë kryeministrit që kur e ka kohen e përshtatshme të vijë dhe të diskutojmë por duhet që ne të vazhdojmë që te kryejmë detyrat tona dhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës. Kjo tregon se këto ndodhi nuk mund të na ndajnë. Dje presidentja e Kosovës mbajti fjalimin historik në PE duke e prezantuar Kosovën në ngjyra dhe mënyrën më të mirë të mundshme. Dje Kosova vazhdoi masën e paraburgimit për një kriminel e në të njëjtën ditë Serbia hyri në territorin e Kosovës dhe cenoi sovranitetin. Nuk ka krahasim në këto ngjarje. Më e mira e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me detyrat tona dhe në këtë mënyrë të përcjellim mesazh uniteti”, ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
13:25 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?