KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe një javë deri në mbylljen e afatit për deklarimin e pasurisë, 2 mijë zyrtarë ende nuk e kanë filluar këtë proces
Ekonomi

Edhe një javë deri në mbylljen e afatit për deklarimin e pasurisë, 2 mijë zyrtarë ende nuk e kanë filluar këtë proces

Kosova News
Kosova News 12:43 -26/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 1 mijë e 400 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të premten në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), derisa ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba kallëzime penale.

Aktualisht janë mbi 1 mijë e 400 persona, të cilët tashmë e kanë filluar deklarimin, ndërsa 2 mijë të tjerë nuk e kanë filluar fare këtë proces.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj thotë se i kanë kontaktuar individualisht secilin zyrtar, duke i njoftuar për pasojat që mund t’i kenë në rast të mosdeklarimit të pasurisë.

“Të premten [31 mars] mbyllet afati për deklarimin e pasurisë nga rreth 4 mijë e 800 zyrtarë, të cilët janë të obliguar të bëjnë deklarimin pasurisë, deri në këto momente e kanë deklaruar mbi 1 mijë e 400. Janë edhe rreth 1 mijë e 400 të tjerë, të cilët kanë filluar deklarimin e pasurisë dhe janë pjesa tjetër rreth 2 mijë, të cilët nuk e kanë filluar fare deklarimin e pasurisë. Agjencia ka ndërmarrë hapa të kontaktimit zyrtar, i kemi dërguar e-mail individual secilit zyrtar që është i obliguar, duke ua rikujtuar rëndësinë e deklarimit të pasurisë, por ashtu edhe pasojat të cilat mund të merren pastaj nëse nuk kryhet me kohë”, thotë Buleshkaj për KP.

Këtë vit ka filluar të zbatohet deklarimi elektronik, për çka Buleshkaj shprehet se zyrtarët tashmë mund ta kryejnë obligimin nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë më të thjeshtë.

Ai shprehet se nuk janë kënaqur me numrin e deklarimeve, derisa thekson që edhe këtë vit po vazhdon praktika që deklarimet të dorëzohen pak ditë para mbylljes së afatit.

“Jemi të kënaqur si po shkon si proces, nuk jemi të kënaqur shumë me numrin e deklarimeve, të cilat janë pranuar, fatkeqësisht po vazhdon trendi i viteve të kaluara ku java e fundit është ajo java kur i deklarojnë, fatkeqësisht 60-70% të zyrtarëve, pastaj për shkak të ngutive mund të ndodhin edhe gabime. Nuk presim të kemi numër të madh të atyre që nuk përgjigjen në kohë. Fatkeqësisht, ata që nuk përgjigjen në kohë do të bëhen subjekt të gjobave, të cilat automatikisht do të lëshohen. 30 për qind të pagës, deri në 500 euro, pastaj i jepet afat shtesë 15 ditë nga marrja e gjobës për ta bërë deklarimin e pasurisë. Nëse nuk e bën deklarimin e pasurisë, bëhet subjekt i kallëzimit penal në Prokurorinë e Shtetit”, thotë ai.

Ai bën të ditur se numri më i madh i atyre që deri tani e kanë kryer këtë obligim është nga gjyqtarët dhe prokurorët.

“Ka nga të gjitha, kemi numër të madh të gjyqtarëve, të cilët e kanë deklaruar, kemi numër të mirë të prokurorëve, të cilët e kanë deklaruar, kemi nga qeveria, kemi nga asamblistët, të cilët e bëjnë për herë të fundit deklarimin e pasurisë këtë vit, kemi nga të gjithë nga pak, nuk kemi një grup, i cili ka deklaruare të gjithë, ose një grup, i cili nuk ka deklaruar fare. Është një trend i vazhdueshëm ku ndërmarrjet publike i bëjnë pak më vonë deklarimet, këtu ndoshta jemi pak më keq te aspekti i ndërmarrjeve publike, por përveç asaj që është një numër i mirë por nuk është i mjaftueshëm”, përfundon Buleshkaj.

Personat, të cilët vonohen deri në 15 ditë për të deklaruar pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro. E në rast të mosdeklarimin, përveç gjobës atyre u përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Ndërsa, për deklarim të rrejshëm, zyrtarëve u përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri në 5 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 26/03/2023 26/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?