Duke paralajmëruar padi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka demantuar artikullin e portalit të Berat Buzhalës ‘Nacionale’ të publikuar gjatë ditës së djeshme më titullin “Familjarët e Deputetit të VV-Së ‘Kapin’ Tender 4 Milionësh Në KEK për punë që s’janë të specializuar”.
“Dje portali Nacionale ka publikuar një lajm tërësisht të pavërtetë me titullin “Familjarët e Deputetit të VV-Së ‘Kapin’ Tender 4 Milionësh Në KEK për punë që s’janë të specializuar” duke më lidhur mua si njëri ndër përfituesit.”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Sipas tij, artikulli i publikuar, i ka shkaktuar Halitit dëmtim të Imazhit edhe pse është fshirë disa orë pas publikimit.
“Pas disa orësh ky lajm është fshirë nga portali në fjalë, mirëpo dëmi ndaj meje është shkaktuar, madje lajmi ende sillet në disa portale të tjera. Kjo është kostoja e fake news-it.”, u shpreh ai.
Lidhur me këtë, Haliti, ka paralajmëruar padi ndaj portalit ‘Nacionale’.
“Në këtë mënyrë unë ditëve në vijim do të dorëzojë padinë për shpifje dhe për dëmtim të imazhit tim.”
Ndryshe, artikullin në fjalë, portali ‘Nacionale’, e kishte fshirë disa orë pas publikimit dhe gjatë mbrëmjes të së hënës, ka publikuar një tjetër artikull me titullin “Korrigjim i artikullit të datës 13 nëntor – Kompania Ballkan Petrol ishte më e lira në tenderin e fituar në KEK”
Duke tentuar ta hijezojë skandalin, portali ‘Nacianale’, artikullin e korrigjuar e ka publikuar në rubrikën “Sociale”, rubrikë kjo e cila nuk klikohet shumë nga publiku.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë ku portali ‘Nacioanle’ i Berat Buzhalës demantohet për artikuj të rremë.
Më poshtë mund t’i gjeni disa prej tyre:


