Gjatë ditës së djeshme kur shteti i Kosovës kalonte nga një situatë të tensionuar dhe serioze në Veri të vendit, ku grupet kriminale serbe kishin bllokuar rrugët, portali i gazetarit, Berat Buzhala, “Nacionale”, i kontribuonte edhe më shumë tensionimit të situatës duke e publikuar lajme të rreme ku thuhet se janë plagosur policët dhe qytetarët në Veri të vendit duke u ballafaquar me serbët, transmeton KosovaNews.
Mirëpo, disa orë më pas, ky lajm që shkaktoi panik në mbarë vendin, u bllokua nga vet facebooku, duke u etiketuar si “False Information”, që në shqip do të thotë Informacion i falsifikuar.
Demantimi i këtij lajm i të rremë, përveç facebookut e bënë edhe autoritetet zyrtare të shtetit, si Policia e Kosovës dhe po ashtu Qeveria.
Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por sipas Policisë, fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.