KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe dy muaj paraburgimin për Nuredin Lushtakun dhe dy  familjarët e tij
Siguri

Edhe dy muaj paraburgimin për Nuredin Lushtakun dhe dy  familjarët e tij

Kosova News
Kosova News 11:26 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj,  ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arif e Faton Lushtakut, të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zyrtari për media i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.

“Paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj, seanca është mbajtur dje”, tha Hoxha.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku, Arif e Faton Lushtaku janë në paraburgim që nga 4 korriku 2022.

Vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e kishte vërtetuar Apeli më 20 krrik 2022.

Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policorë, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrë djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Me këtë, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku ishte vetdorëzuar në polici, pas njoftimit të prokurorisë se i njëjti është në kërkim.

Plagosja e policëve dhe arrestimi i Lushtakut, IPK tregon cilat janë të gjeturat

Gjithashtu lexoni:

Donacion prej 50 mijë dollarësh për SHKK-në – Teknologji e re për monitorim dhe siguri

“Arsenal lufte” në Zhur të Prizrenit – Policia zbarkon në agim, sekuestron armë dhe municion!

Kryeshefi i IPK-së takohet me përfaqësues ndërkombëtar, diskutohet për integritetin policor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut

Grabitja në Suharekë, pesë të pandehurit deklarohen të pafajshëm

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Hoxha e PDK-së e quan të kundërligjshëm rritjen e sotme të shtesave për lehonat
17:46 -05/06/2025
“Jam shumë i lumtur që Ancelotti u largua, ai më mund gjithmonë” – Guardiola i gëzohet largimit të italianit
17:01 -05/06/2025
Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit
16:58 -05/06/2025
“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim
16:56 -05/06/2025
Real Madridi has në një pengesë të papritur për transferimin e Mastantuonos
16:53 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?