KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe dy javë afat për rikthim të tabelave në RKS
Siguri

Edhe dy javë afat për rikthim të tabelave në RKS

Kosova News
Kosova News 12:28 -17/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbët e Kosovës, kanë vetëm edhe dy javë kohë për ndërrimin e targave nga ato ilegale të Serbisë në ato “RKS”. Por, njohës të rrethanave politike në vend vlerësojnë se është e nevojshme që Qeveria e vendit të zgjasë afatin pas 31 tetorit, për shkak se serbëve u duhet më shumë kohë të binden. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar që afati të zgjatet.

Sot dy javë, më 31 tetor, përfundon afati për ndërrimin e targave nga ato ilegale të Serbisë në ato “RKS”. Por, serbet e Kosovës deri më tani kanë treguar pak interesim për ndërrimin e tyre. Njohës të rrethanave politike në vend vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë mundësinë për shtyrje të këtij afati. Arben Fetoshi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë për Radio Kosovën se Qeveria e Kosovës, në koordinim të plotë edhe me ndërkombëtarët, do të duhej të bënte një shtyrje të afatit për shkak edhe të evitimit të ndonjë eskalimi të situatës në veri të vendit.

“Besoj që Qeveria duhet të koordinohet maksimalisht më partnerët ndërkombëtarë e në veçanti me SHBA-n,  dhe natyrisht një shtyrje e afatit,  besoj që do t’i kontribuonte evitimit të ndonjë rreziku të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit siç e kemi parë me 31 korrik të këtij viti”, ka deklaruar Fetoshi.

Analisti  Artan Muhaxheri, për Radio Kosovën ka thënë se duke pasur parasysh që konvertimi i targave është çështje delikate, për shkak se ka të bëjë me identitetin shtetëror dhe atë etnik, nevojitet më shumë kohë.

“Çështja e targave është mjaft delikate, për shkak se ka të bëjë me identitetin shtetëror dhe atë etnik, prandaj nevojitet më shumë kohë që të këtë bindje më të madhe të qytetarëve serbë që ta bëjnë konvertimin e targave”, ka thënë Muhaxhiri.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke e vlerësuar të drejtë  kërkesën e Kosovës për kthim të të gjitha automjeteve në qarkullim në targat “RKS”, ka thënë se afati për konvertimin e targave  duhet të shtyhet. Po ashtu, shefi i BE-së në Prishtinë, Tomas Szyong, ka deklaruar se është e nevojshme që serbët e Kosovës të kenë më shumë kohë për zbatimin e vendimit për targat.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 17/10/2022 17/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?