KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe dy ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
Politikë

Edhe dy ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Kosova News
Kosova News 10:06 -09/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) kanë afat të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.


Deri tashti vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka bërë publike listën me kandidat për deputetë, ndërsa VV-ja, PDK-ja e AAK-ja nuk i kanë publikuar listat për deputetë.


Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionalizuar platformën elektronike https://certifikimi.kqz-ks.org/ e cila do t’u shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.


Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ-ja, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar “userët”, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.


Gjithashtu, KQZ-ja, përmes zyrës, do të krijojë “userët” edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pauarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.


Për përdorim më të lehtë të kësaj platforme, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka mbajtur disa seanca trajnimi me përfaqësues të subjekteve politike.


Me qëllim që subjekteve politike (partive politike, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur) t’iu ndihmohet në përdorimin e platformës, nëse kanë nevojë, zyra ka vënë në dispozicion dy tavolina ndihmëse dhe këtë numër kontakti 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.


Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 09/12/2024 09/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?