Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19, nga 83 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 13 person. Raste aktive me COVID-19 janë 101.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë prej fillimit me COVID-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,710, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsej 269,405.