Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, në automjetin tij e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./KosovaNews/


