Një person që dyshohet se ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Obiliq, është arrestuar të shtunën nga Policia.
Personi dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën gjatë mbrëmjes së të dielës së 16 tetorit.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


