KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E kishin shpallur të vdekur në luftën Ukrainë-Rusi! Momenti prekës kur nëna merr vesh lajmin që i biri është gjallë
Botë

E kishin shpallur të vdekur në luftën Ukrainë-Rusi! Momenti prekës kur nëna merr vesh lajmin që i biri është gjallë

Kosova News
Kosova News 14:33 -08/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

E kishin varrosur, e kishin qarë dhe e kishin shpallur dëshmor lufte. Pas 3  vitesh, një telefonatë e papritur i ktheu gjithçka përmbys: Nazar Daletskyi ështe gjallë.

Fotografia e tij ishte vendosur mes shumë të tjerave, në një ekspozitë kushtuar ushtarëve të rënë të fshatit. Për familjen dhe komunitetin, Nazar Daletskyi ishte një emër më shumë në listën e të vdekurve të luftës.

Por ai ishte gjallë.

Pas tre vitesh e nëntë muajsh, ushtari ukrainas u lirua në shkëmbimin e fundit të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe arriti të telefonojë në shtëpi.

Historia e tij u bë publike nga BBC, e cila publikoi edhe videon e telefonatës me familjen. Në anën tjetër të linjës ishte nëna e tij, Nataliya, e tronditur. Pyetja i doli instinktivisht, si çdo nëne: “A i ke krahët, a i ke këmbët,a i ke të gjitha?”. Pastaj shpërtheu në lot. “Oh bir, të kam pritur kaq gjatë”.

Në sfond dëgjoheshin britma gëzimi të kushërirës së tij, Roksolana.

“E kishim varrosur dhe tani po dëgjoj zërin e tij. A mund ta imagjinoni çfarë ndjen një nënë?”, tregon Nataliya.

Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022, Nazar, atëherë 42 vjeç, u thirr sërish në front. Ai kishte luftuar edhe në vitin 2014. Në maj të atij viti u zhduk. Pak më vonë, nëna mori një telefonatë në rusisht: një burrë i tha se djali ishte kapur rob. Nuk dha asnjë detaj tjetër. Pastaj, heshtje.

Në vitin 2023 erdhi lajmi që i mbylli çdo shpresë. Në një morg u identifikua një trup i djegur rëndë, përmes një kampioni ADN-je të dhënë nga vetë Nataliya. Trupi mendohej se ishte një nga viktimat e gjetura në një autobus të shkrumbuar. Familja e njohu zyrtarisht, organizoi funeralin dhe e qau Nazarin, siç kanë qarë mijëra familje të tjera në këtë luftë.

Në shtatorin e kaluar erdhi një tjetër tronditje. Një ushtar i sapoliruar nga Rusia tha se e kishte parë Nazarin gjallë në burg. Ishte e vështirë të besohej. Vetëm këtë javë erdhi konfirmimi përfundimtar, me telefonatën e papritur të vetë Nazarit, pas lirimit.

Në pritje të takimit të parë pas kaq vitesh, familja ka hequr nga rrjetet sociale fotot e funeralit dhe ka larguar portretin e tij nga ekspozita e kushtuar heronjve të rënë. Ndërkohë, është hapur një hetim për të kuptuar se si mund të ketë ndodhur një gabim kaq i rëndë në identifikimin e trupit./LaRepubblica 

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 08/02/2026 08/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?