Behare Kryeziu, bashkëshortja e Nijazi Kryeziut – zyrtarit të PDK-së (ish-këshilltarit të Kadri Veselit), është përzgjedhur drejtoreshë e shkollës fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.
Komuna e Prizrenit më 19 prill, kishte hapur konkursin e fundit për drejtor të shkollave në këtë Komunë.
E në mesin e atyre që morën postin e drejtores është edhe Behare Kryeziu, e cila në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për falsifikim dokumentesh.
Sipas konkursit të fundit, Behare Kryeziu ka mposhtur dy kundërkandidatët e saj Naser Bresa dhe Shqipe Kastrati, duke marrë nga komisioni vlerësues 72.66 pikë
Sipas aktvendimit të Gjykatës, Behare Kryeziu, është gjetur fajtore, pasi në cilësinë e drejtoreshës së shkollës “Mustafa Bakiu”, ka falsifikuar dokumentin zyrtar, duke e plotësuar me të dhëna të rreme dhe mandej nënshkruar si drejtoreshë dhe vulosur me vulën e shkollës.

Komuna arsyetohet: I ka plotësuar të gjitha kushtet
Në një përgjigje për KosovovaNews, drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Gutaj-Veselaj, nuk mohon faktin se kanë qenë të informuar në lidhje me dënimin e mëhershëm që ka pasur Kryeziu.
Mirëpo Gutaj-Veselaj thotë se Behare Kryeziu në konkursin e fundit i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sipas konkursit dhe se ka sjellë edhe një dokument që vërteton se aplikimi i saj nuk është i kundërligjshëm.
“Është përzgjedhur sipas një konkursi të rregullt, sipas dokumenteve që kërkohen në udhëzimin administrativ. Të gjitha dokumentet kanë qenë të kërkuara prej të gjithë kandidatëve. Ndër to është edhe një dokument i cili e vërteton që ligjërisht është në rregull. Pra, personat në fjalë të cilët kanë kandiduar i kanë plotësuar kriteret.”, ka thënë ajo.
Lexo po ashtu:
Po ashtu, Gutaj-Veselaj, duke e pohuar se drejtoresha e sapo zgjedhur Behare Kryeziu, është bashkëshortja e Nijazi Kryeziut të PDK-së, ka theksuar se në përzgjedhjen e saj nuk ka pasur asnjë ndikim politik dhe se të gjithë kandidatët e përzgjedhur i kanë plotësuar kriteret etike, ligjore dhe profesionale.
Kryeziu fajtore për falsifikim dokumentesh
Në bazë të aktvendimit, Behare Kryeziu në kohën shkurt, mars 2017, në cilësinë e drejtoreshës së shkollësm ka lëshuar vërtetim se S.A., kishte bërë zëvendësimin e edukatores gjatë pushimit të saj, për 6 muaj.

Këtë vërtetim dëshmitarja S.A., po atë ditë e kishte dorëzuar në Drejtorinë e Kulturës dhe Arsimit në Prizren, lidhur me një konkurs të shpallur për vend pune.
Në lidhje me rastin, Kryeziu ishte dënuar me gjashtë muaj burg me kusht dhe 300 euro gjobë./KosovaNews/
Lexo po ashtu:
Prizren – Pa kaluar as një muaj hapen gropa në asfaltin e saposhtruar, sqarohet drejtori Lamaj
Më poshtë gjeni aktvendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prizren, ndaj Behare Kryeziut:
Lexo po ashtu:
Shaqir Totaj i fton veteranët e UÇK-së me poster të Ataturkut


