KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshohen se detyruan të shesë pronën e gjysmë milioni € për 250 mijë, Prokuroria kërkon paraburgim për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët
Siguri

Dyshohen se detyruan të shesë pronën e gjysmë milioni € për 250 mijë, Prokuroria kërkon paraburgim për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët

Kosova News
Kosova News 14:05 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje e ikje të tatimit.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqit, aktualisht zyrtar policor. Aksioni ishte zhvilluar nga Prokuroria bashkë me IPK derisa një ditë më vonë Xhelal Sveçla ka kërkuar largimin nga Policia të gjithë atyre që njollosin uniformën policore.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se si pjesë e grupit kishin përdorur kanosjen, duke detyruar të dëmtuarin E.M, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i dëmtuari ishin detyruar të tërhiqet nga prona për të cilën kishte autorizim në dobi të Ramadan Paçarizit, i cili pastaj e kishte blerë pronën për 250 mijë euro nën çmimin e tregut pasi e njëjta pronë kishte vlerë deri në gjysmë milioni euro.

Sipas dosjes së Prokurorisë, gjatë muajve nëntor–dhjetor të vitit 2024 në Prizren, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se kanë vepruar si grup i organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete, përmes kërcënimeve serioze dhe presionit ndaj një personi tjetër.

Sipas dokumentit të siguruar, të pandehurit kanë ushtruar kanosje serioze ndaj të dëmtuarit E.M me qëllim që ai të veprojë në dëm të pasurisë së tij. E.M ka qenë bashkëpronar i një ngastre kadastrale nr. 749 në zonën kadastrale Lubizhdë dhe kishte autorizim gjeneral për të shitur parcelën në fjalë nga personat “Svetozar Nekiq, Stanimir Nekiq dhe Zvonomir Nekiq”.

Duke qenë në këtë pozitë, i pandehuri Liman Sallauka, sipas Prokurorisë, kishte filluar kontakte të vazhdueshme me të dëmtuarin. Më pas, në proces hyn edhe vëllai i tij, Xhevat Sallauka, i cili kërkon vazhdimisht takim me të dëmtuarin lidhur me ngastrën. Takimi ndodh në një pompë derivatesh në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren, ku marrin pjesë Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi, dëshmitari E.E. dhe i dëmtuari E.M.

Gjatë këtij takimi, sipas Prokurorisë, të pandehurit i bëjnë presion të dëmtuarit që të heqë dorë nga pjesa e tij në ngastrën nr. 749 në dobi të Ramadan Paçarizit. Përballë frikës dhe presionit, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E – i cili gjithashtu kishte pronësi në parcelë – i dëmtuari tërhiqet nga prona. Më pas, Ramadan Paçarizi blen parcelën duke paguar një shumë që përshkruhet si “lënien çmimin e tregut për 250,000 euro”, edhe pse prona në realitet kishte vlerë më të madhe. …

Sipas Prokurorisë, pasi i dëmtuari e shet pronën nën çmimin e tregut, 10 mijë euro ia jep Nexhmi Krasniqit dhe 20 mijë ia jep Liman Sallaukës.

“E për këtë i dëmtuari së bashku me të pandehurin Liman Sallauka shkojnë në shtëpinë e të pandehurit Nexhmi Krasniqi, ku i dëmtuari hynë në shtëpi dhe nga të hollat e marra prej Ramadan Paçarizit ia jep të pandehurit Nexhmi shumën prej 10.000 euro të vendosura në zarf dhe me të dalë nga aty, 20.000 euro tjera ia jep Liman Sallaukës, në emër të tij dhe për vëllain e tij Xhevat Sallauka”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve.

Për këto veprime, ata dyshohen për veprën penale të detyrimit nga neni 328, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokurori Labinot Jetishi në kërkesën për paraburgim ka shkruar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Sipas kërkesës, ekziston rreziku që të bëhet presion mbi dëshmitarë, të prishen provat dhe se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale nga të dyshuarit.

Prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke u bazuar në rrezikun real që ata paraqesin për jetën, trupin apo pasurinë e të tjerëve, si dhe për rrjedhën normale dhe të papenguar të procedurës hetimore.

Sipas prokurorit, pamjaftueshmëria e masave tjera më të lehta, të parashikuara me nenin 171 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, është shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, por në bazë të rrethanave konkrete të rastit, është vlerësuar se ato masa nuk garantojnë prezencën e të pandehurve dhe nuk mund të sigurojnë zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Për këto arsye, prokuroria ka propozuar që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj katër të pandehurve, me qëllim të sigurimit të kushteve për një proces hetimor të papenguar dhe ligjërisht të mbrojtur./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kosova News 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?