Meqë është shtyrë raportimi për lejimin e transmetimit të kanaleve të Serbisë, ka nisur diskutimi dhe raportimi nga ARKEP dhe KPM lidhur me dënimet që janë shqiptuar për kabllorët që detyronin qytetarët të mos shkëpusnin kontratat dhe këto janë shpalusr detaje se kur janë marrë vendimet ka pasur mospajtime brenda KPM-së.
Është anëtarja e Bordit të KPM-së, Luljeta Aliu, e cila ka thënë se ka pasur shkelje brenda Komisionit të Pavarur të Mediave.
“Ka pasur shkelje, parregullsi, edhe mungesë transparence brenda për brenda komisionit tonë”, ka thënë Aliu.
Ajo ka thënë se ka kërkuar që çështja e “ArtMotion” dhe “DigitAlb” do të duhej dërgohej në Prokurori por se kështu nuk kishte vepruar KPM-ja.
“Kjo për mua përbën një provë e cila do të duhej të dërgohej në Prokurori për të parë nëse ka ekzistuar mashtrimi, jo vetëm ndaj qytetarëve, por edhe ndaj KPM-së. “ArtMotion” na ka dhënë se i ka të drejtën e transmetimit deri në fund të dhjetorit, nga “DigitAlbi” është dhënë sqarimi se ata kanë mundur ta transmetojnë deri në fund të janarit”, ka deklaruar Aliu.
Fitim Veliu, anëtari tjetër i KPM-së, ka thënë se i ka dhënë përkrahje iniciativës së Aliut për të çuar në Prokurori këtë lëndë.


