KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshimet për Lijën e Majmunit, mostrat dërgohen sot për testim në Holandë
Shëndetësi

Dyshimet për Lijën e Majmunit, mostrat dërgohen sot për testim në Holandë

Kosova News
Kosova News 14:54 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mostra e rastit të parë të dyshuar për Lijën e Majmunit në Kosovë do të dërgohen sot për testim (analiza laboratorike) në laboratorin e OBSH-së, në Holandë.

Zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Era Pireva, ka thënë se mostra planifikohet të dërgohet sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent për patogjen me rrezik të lartë.

Mirëpo siç tha ajo, nuk dihet se kur pritet të dal rezultati i saj.

“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informata se kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”,ka thënë Pireva.

Ndryshe, ditë më parë është raportuar për një rast të dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, pos të dyshuarit, do të mbikëqyreshin edhe rastet e kontaktit të tij.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK më datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile”, kishte bërë të ditur MSH.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/ 

Gjithashtu lexoni:

Mungesa e barnave, SHSKUK hap tender mbi 100 mijë euro

Spitali i Vushtrrisë pezullon dy mjekë të akuzuar për ryshfet

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Spitali i Mitrovicës, shërbime pa pritje për pacientët me kancer

Qeveria ndan 4.3 milionë euro për ShSKUK-në për furnizim me barna esenciale

TAGGED: Kosovë, Lija e Majmunit
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?