Policia në Mitrovicë sot ka arrestuar dy persona që ishin të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata.
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jugu Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Ndaj personit R.J.,24 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës ishte lëshuar urdhëresa për veprën penale ,,vjedhje”, ndërsa ndaj personit B.P.,25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ishte lëshuar urdhëresa për veprën penale ,,vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.


