Dy raste të sulmeve ndaj prindërve kanë ndodhur të shtunën në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari për sulm fizik ndaj nënës së tij në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në rastin tjetër të ndodhur në Fushë-Kosovë, i dyshuari i ka sulmuar prindërit e tij, të cilët më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari për shkak të problemeve me shëndetin mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.


