Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërkaq, sipas raportit të policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton KosovaNews.
Lidhur me rastin, viktima është intervistuar dhe rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.


