Policia e Kosovës njofton se dy persona dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Leposaviq, ndërsa zyrtari policor që gjendej brenda tij, iu është kundërpërgjigjur atyre duke gjuajtur me armë me armë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:10, ndërsa është raportuar nga pronari i lokalit.
Sipas njoftimit, brenda lokalit ndodhej një zyrtar policor, i cili i është përgjigjur zjarrit me armë zyrtare.
Personat e dyshuar se janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.


