KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DW: Serbia injoroi thirrjet e ShBA-së për lirimin e policëve – rriti më shumë tensionet
PolitikëSiguri

DW: Serbia injoroi thirrjet e ShBA-së për lirimin e policëve – rriti më shumë tensionet

Kosova News
Kosova News 15:26 -17/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edicioni në gjuhën angleze i “Deutsche Welle” ka raportuar për gjykimin që iu bë tre policvëve kosovarë në Serbi, duke thënë se kjo e fundit ka vazhduar me procedurat e gjykimit duke i injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte.

Pas arrestimit të tre oficerëve kosovarë në Serbi, ShBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre. Por prokurorët publikë po ecin përpara me akuza, duke rritur më tej tensionet, shkruan ky medium.

Një gjykatë serbe të premten urdhëroi vazhdimin e paraburgimit dhe hetimit ndaj tre policëve të Kosovës që u arrestuan në Serbi në fillim të javës.

Hapja e procedurave ligjore erdhi pasi i dërguari i posaçëm i ShBA për Europën Juglindore, Gabriel Escobar, kërkoi lirimin e oficerëve, në përputhje me kërkesën e Departamentit të Shtetit të ShBA një ditë më parë.

“Ata ose ishin marrë ose përfunduan në Serbi pa e pasur qëllim,” tha Escobar në një konferencë për shtyp në internet.

“Ata duhet të lirohen pa kushte”.

Serbia ecën përpara me hetimin

Zyra e Prokurorit Publik në qytetin serb të Kralevës tha se i kishte akuzuar tre policët për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe substancave shpërthyese.

“Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kralevë urdhëroi paraburgimin e të gjithë të dyshuarve”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë. Sfondi i arrestimit fillestar është kundërshtuar nga Serbia – e cila thotë se oficerët ishin thellë brenda territorit serb – dhe Kosova – e cila thotë se ata ishin rrëmbyer.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e përshëndeti thirrjen për lirimin e policëve dhe përsëriti anën kosovare të historisë: “Serbia i rrëmbeu ata, në një rrugë në Kosovë të përdorur nga kontrabandistët serbë”.

Frika nga rikthimi në konflikt të hapur

Arrestimi i policëve kosovarë është vetëm episodi më i fundit në përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve mes dy fqinjëve.

Pjesëtarët e pakicës serbe në veri të Kosovës kanë protestuar kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë të komunave në qytetet e tyre pasi shumica e serbëve etnikë bojkotuan votimin.

Protestat shpërthyen në dhunë, me serbët e Kosovës që u përplasen me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO, disa prej të cilëve u plagosën në përleshje.

Serbia më pas urdhëroi që trupat e saj të vendoseshin në përballje dhe të ishin në gatishmëri më të lartë.

BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja u kanë bërë thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën e shpalli në vitin 2008 pas një lufte në fund të viteve 1990 që la mbi 10,000 njerëz të vdekur, shumica e të cilëve ishin nga komuniteti shumicë etnike shqiptare, përfundon artikulli i DW.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kosova News 17/06/2023 17/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut
18:03 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?