KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durmishi: Magjistralet Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë do të kryhen në afatet e caktuara
Lajme

Durmishi: Magjistralet Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë do të kryhen në afatet e caktuara

Kosova News
Kosova News 20:49 -08/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për projektin në magjistralen Prishtinë-Podujevë si dhe për projektin e lënë pas dore për vite me radhë Prishtinë-Mitrovicë.

Tutje ai theksoi se në vitin 2024 do të përfundojnë punimet në magjistralen Prishtinë Podujevë.

“Jemi kujdesur që t’i zgjidhim problemet para se të filloj periudha e prokurorimit. Kemi marrë hapa, kemi bërë planifikime që të mos ketë zvarritje gjatë realizimit. Dhe në njëfarë mënyre ky është projekti që qytetarët do të vlerësojnë punën tonë. Afati maksimal që duhet të zgjas është 365 ditë pune. Por në planin e buxhetit e kemi që në vitin 2023-2024 të përfundojnë punimet. Vitin tjetër gjithsesi përfundon komplet rruga nga Prishtina deri në Podujevë. Shpronësimet janë kryer…Kontrata është 35 milionë euro me pesë llote”, tha ai.

I pyetur se pse pikërisht kompania “Bageri” është e kontraktuar në punimet e kësaj rruge, Berisha sqaron: “Kjo është pyetje e pashmangshme e gazetarëve ndoshta prej sinqeritetit tim të tepruar. Prokuroria, organet e ndjekjes le ta kryejnë punën e tyre, e unë i ftojë prej ditës së parë që kam filluar punën në ministri që ta hetojë secilën punë që kemi bërë…nuk kam punuar asnjëherë në kompanin ‘Bageri’. Në një deklaratë timen të para dy vitesh kam thënë që ‘e njoh pronarin e kompanisë, e kam shok’. Kaq është kjo. E tash kjo keqpërdoret nga opozita. As nuk favorizojë askënd, por krejt çka bëj kujdesem që të shkoj procesi mirë”.

E, për kritikat e opozitës për keqpërdorime në këtë ministri, zëvendësministri theksoi: “Prokuroria nuk është duke vepruar, sepse unë kam dërguar lëndë në prokurori në fillim të mandatin dhe vazhdojë të dërgoj lëndë. Nuk janë duke vepruar. Po pres që ata ta kryejnë punën e tyre për lëndët të cilat i kam dërgu dhe për secilën punë që është bërë në këtë ministri. Le të më hetojnë, se edhe ashtu jam duke u hetuar për çdo tender që e ka shpallë ministria jonë”.

Durmishi tha se çdo akuzë që i ka ardhur nga opozita, ka bërë padi.

“Akuzat që janë nga opozita, unë i kam paditur. Dhe nuk mund ta padisë një deputetë kur del e flet në Kuvend të Kosovës pasi kanë imunitet. Mirëpo, kur ata mbajnë konferencë para zyrës së PDK-së dhe përdorin shpifje intriguese në raport me mu dhe thonë i kanë nda paret për kontrata një burimore në tavolina, menjëherë kam shku e kam bërë kallëzim penal”, ka thënë Durmishi.

“Më 1 korrik janë bërë dy vite e askush s’më ka kontaktu. Këto të AAK-së janë shumë interesante. Sidomos për këto kontrata kornizë. Kam çu në prokurori skandale që kanë ndodh në kohën e qeverisë së AAK-së.

E sa i përket punimeve disa vjeçare në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Durmishi u shpreh se në nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar një marrëveshje tjetër.

 “Prishtinë-Mitrovicë, e kemi gjetë një kontratë… në nëntor të vitit 2021 e kam nënshkruar një marrëveshje me kontraktorin dhe me financierin e bankës…afati i përfundimit të punimeve ka qenë prilli i vitit 2023. Operatori nuk iu ka përgjigjur kërkesave tona. Procedurat që i kemi pas ne si ministri i kemi përfundu të gjitha, shpronësimet në shkurt të vitit 2022. Jemi detyrua me bo një auditim…dhe jemi detyru me shkëput atë kontratë me atë kompani. Dhe tash jemi para nënshkrimit të kontratës së re dhe afati i përfundimit të punimeve është një vitë nga nënshkrimi”, sqaroi Durmishi.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Kosova News 08/08/2023 08/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?