KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dronët nga Serbia në Kosovë, KFOR-i deklaron se kanë kontaktuar ushtrinë serbe: Do vazhdojmë monitorimin e situatës
Siguri

Dronët nga Serbia në Kosovë, KFOR-i deklaron se kanë kontaktuar ushtrinë serbe: Do vazhdojmë monitorimin e situatës

Kosova News
Kosova News 12:22 -15/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Dy dronë të dyshimtë pretendohej se janë parë duke hyrë në Kosovë, nga territori i Serbisë.

Ky informacion u publikua tri ditë më parë, duke bërë të ditur se përmes pikave kufitare që prekin fshatrat si, Muqivërc dhe Novosellë se rreth orës 20:40 nga disa banorë të fshatit policia u informua se kanë vërejtur dy drona duke lëvizur nga Serbia në Kosovë rreth vijës kufitare dhe për më se shumë se 20 minuta kanë qëndruar statik në afërsi të stacionit policor të Serbisë në fshatin Breznicë.

E për këtë çështje, lajmi.net ka pyetur edhe KFOR-in.

Në përgjigjen e dhënë nga KFOR-i u bë e ditur se të njëjtit janë informuar për këtë zhvillim që u supozua të ketë ndodhur më 12 janar.

KFOR-i u njoftua nga Policia e Kosovës se i kishte vëzhguar dy avionë pa pilot që vinin nga an e Serbisë përmes vijës kufitare administrative, afër fshatit Kamenicë.

Pas kësaj, KFOR-i bëri të ditur se ka kontaktuar me Forcat e Armatosura të Serbisë, ku është thënë se nuk kanë kryer asnjë aktivitet në atë vend, e në atë kohë specifike.

“KFOR-i u informua për këtë zhvillim të supozuar më 12 janar 2026. Policia e Kosovës (PK) i komunikoi KFOR-it se kishte vëzhguar dy avionë pa pilot që vinin nga ana serbe e Vijës Kufitare Administrative (ABL), pranë fshatit Kamenicë.Pas kësaj, KFOR-i kontaktoi Forcat e Armatosura Serbe, përmes procedurave të mirëpërcaktuara. Këto përfshinin një komunikim telefonik dhe një shënim zyrtar me shkrim duke kërkuar një përgjigje të detajuar mbi çështjen. Përgjigja e menjëhershme e Forcave të Armatosura Serbe përmes telefonit ishte se ata nuk kishin kryer asnjë aktivitet në atë vend, në atë kohë specifike”,thuhet në përgjigjen e dhënë nga KFOR-i.

Po ashtu u tha se KFOR vazhdon të monitorojë nga afër situatën- duke përfshirë këtu anën e Kosovës dhe të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë,  në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Gjithashtu nga KFOR-u u tha se për çdo detaj shtesë do të japin informacione të tjera.

E për këtë çështje një përgjigje nuk pati nga Policia e Kosovës, apo nga institucionet tjera të sigurisë në vendin tonë

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 15/01/2026 15/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?