Komiteti Olimpik i Kosovës po mban sot ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023.
Shumë çmime tashmë janë ndar deri më tani.
Çmimi i trajnerit të vitit shkoi për Driton Kukën, i cili për të tetin vit radhazi e fiton këtë çmim, fal punës së suksesshme të tij me xhudistet kosovar.
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar çmimin sportistja e vitit ndërsa Akil Gjakova çmimin sportisti i vitit 2023.


