KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i Policisë: S’ka pasur asnjë marrëveshje për largimin e grupit terrorist nga Banjska
Siguri

Drejtori i Policisë: S’ka pasur asnjë marrëveshje për largimin e grupit terrorist nga Banjska

Kosova News
Kosova News 20:34 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Hoxha tha se qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë.

Ai bëri të ditur se po hetohet edhe përfshirja e mundshme e disa personave që mund të jenë nga Rusia.

“Disponojmë me informacione inteligjente, që kanë qenë publike edhe më herët. Shenjat ‘Z’ janë parë nëpër veriun e Kosovës, parullat që janë shkruar nga Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile, ka pasur shenja të tilla. Dhe ka pasur mbështetje të vazhdueshme prej grupeve që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, po ashtu personat që kanë shkuar të luftojnë vullnetarisht në anën e Rusisë janë persona prej Serbisë. Ajo që mund të konfirmojmë është se disa prej armëve dhe pajisjeve që janë konfiskuar, janë të prodhimit rus. Motorët katër-rrotësh që janë konfiskuar, janë prodhim rus dhe duket se janë dhënë donacion për ushtrinë dhe policinë e Serbisë nga Rusia”, tha Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se Polica ka arritur të identifikojë mbi 30 persona që kanë qenë aktiv në sulmin e armatosur në Banjskë në ditën kritike.

Hoxha tha se po vazhdon identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në sulmin terrorist.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje, apo koordinim për ikjen e grupit terrorist nga Banjska.

“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje. Ne u kemi kërkuar atyre disa herë që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar dhe kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim tonë. Pra nuk ka pasur kurrfarë komunikimi për krijimin e korridorit për largimin e tyre. Kemi komunikuar me mbikëqyrësin e Manastirit të Banjskës, atin Danillo, por nuk ka arritur t’i bind. Por, ne nuk mund të lejojmë që dikush që vret policin e Kosovës, ne t’i krijojmë mundësi që të ikë pa dhënë [përgjegjësi për veprën e kryer. Terreni që është shumë i thyer, u ka mundësuar atyre që të tërhiqen”, tha Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 04/10/2023 04/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?